Samir Nasri ka insistuar se ishte ambicia e tij për tituj dhe jo përfitime financiare ajo që e bindi të largohet nga Arsenali duke iu bashkuar rivalit Manchester City gjatë verës.
Samir Nasri insiston se braktisi Arsenalin dhe iu bashkua Manchester Cityt për të realizuar ambiciet e tij për tituj. Mesfushori francez thotë se nuk i ka ndjekur paratë e klubit të pasur nga Eastlandsi. Francezi i sugjeron kritikëve të tij të shikojnë tabelën në Premierligën për të mësuar pse ai iu bashkua ekipit të Roberto Mancinit.
Samir Nasri ka insistuar se ishte ambicia e tij për tituj dhe jo përfitime financiare ajo që e bindi të largohet nga Arsenali duke iu bashkuar rivalit Manchester City gjatë verës.
Mesfushori ka kaluar një periudhë të vështirë në Manchester pas ardhjes së tij në gusht, duke mos qenë titullar në ekipin përplot yje të menaxherit Roberto Mancini. Por, Nasri insiston se transferimi ishte vendim i drejtë për karrierën e tij dhe e mbron mendimin e tij me pozitën e liderit të Cityt në Premierligë që aktualisht ka 15 pikë më tepër se Arsenali.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është në mesin e atyre që kanë sugjeruar se paga më e madhe ishte motivi kryesor që Nasri u largua nga klubi dhe nënshkroi për Cityn. Por, reprezentuesi francez ka insistuar se iu bashkua Cityt për të realizuar ambiciet e tij dhe sugjeroi se nëse do të kishte qenë i interesuar vetëm për para, do të shkonte diku tjetër.
Ai tha për The Times: Kur jeni tifoz i një klubi, ju nuk e dini se çka ndodh në brendi. Gjëja më e lehtë për tifozët të thonë është ai shkoi atje për para, ai na tradhtoi. Kam marrë një propozim më të mirë financiar nga një shtet tjetër të cilin e refuzova. Po, kam një pagë të mirë këtu, nuk mund ta mohoj, por çdo futbollist ka paga të mira. Nëse luani për Arsenalin, ju keni pagë më të mirë se dikush tjetër. Nuk e kam zgjedhur Manchester Cityn për para. Tabela në Premierligë e dëshmon këtë.
Nasri pranoi se sezoni i tij i parë në City ka qenë dëshpëruar nga këndvështrimi personal por pranon se forma e tij ka pësuar rënie pas ndërrimin të klubit. Deri më tani nuk ka qenë sezoni im më i mirë. Është gjithmonë vështirë kur i ndërroni klubet, edhe nëse mbeteni në të njëjtën ligë, shtoi ai.
Por, lehtë nuk e pati as tek Arsenali. Kam kaluar sezon të vështirë edhe tek Arsenali, i pari imi atje dhe pas tij gjithçka shkoi mirë. Kam diskutuar me menaxherin. E di si qëndrojnë gjërat. E di se nëse shënoj gola dhe bëj asistime, do të luajë vazhdimisht. Nëse nuk jam në formë të mirë, nuk do të luaj. Jam luftëtar dhe më pëlqen të luaj në ndeshje të mëdha. Por, nganjëherë duhet të pranoni se në një skuadër të madhe, ju mund të përfundoni edhe në bankinë, sidomos nëse nuk jeni në formë të mirë. Pastaj, kur ju ofrohet rasti, ju duhet të tregoni se meritoni të luani, përfundoi ai.