Cifti Beck Laxton dhe Kieran Cooper, në Kanada rritën fëmijën e tyre Sasha, duke ruajtur neutralitetin e gjinisë dhe duke i lënë dorë të lirë të vendoste nëse do të ishte vajzë apo djalë.
Prej pesë vitesh prindërit kishin refuzuar të përcaktonin nëse fëmija e tyre ishte një vajzë apo një djalë. Por pesë vite më vonë, enigma e tyre u zgjidh
fëmija është një djalë.
Cifti Beck Laxton dhe Kieran Cooper, në Kanada rritën fëmijën e tyre Sasha, duke ruajtur neutralitetin e gjinisë dhe duke i lënë dorë të lirë të vendoste nëse do të ishte vajzë apo djalë.
Sasha lindi me një defekt gjenetik dhe si prindërit, ashtu edhe mjekët e kishin të vështirë, fillimisht ti përcaktonin gjininë. Për këtë prindërit vendosën tia lënë kohës të vendoste, duke e rritur Sashën me statusin neutral. Ata shmangnin ti thërrisnin ajo apo ai, duke e quajtur vetëm fëmija ynë. Sekretin e tyre e dinte vetëm një grup i vogël njerëzish, më të afërmit.
Sasha vetë vendosi të ishte djalë pasi për 5 vite me radhë u rrit duke patur si rrobat e djemve, ashtu edhe të vajzave.
Tashmë në moshën 5-vjecare, Sasha nuk ka dyshime, është djalë dhe vesh vetëm rrobat e djemve, duke braktisur fustanet e kukullat, thonë prindërit e tij, duke sqaruar se nuk ka patur asnjë imponim prej tyre në zgjedhjen e tij.