E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Por kësaj radhe klipi ka një ndryshim thelbësor nga ai i mëparshmi. Nëse dikur vajzat shfaqeshin në një ring të veshura me rroba banjo, kësaj here bëhet fjalë për një këngë të shtruar, nën ritmet R&B të kompozuar nga Elgid Doda, ku vajzat kanë menduar një fabul shumë të veçantë. Ato do të rrëfejnë miqësinë e tyre në vite dhe në një pjesë të mirë të klipit do të shfaqen të plakura, teksa flasin për gjithë ç’kanë kaluar.
Pas 5 vitesh bashkė me nje klip shokues, shfaqen si plaka







Ato janë bërë shumë të njohura dhe kanë marrë gjithë famën që kanë ëndërruar. Të dyja të bukura dhe shumë sensuale, nuk lënë rast pa e shfaqur edhe këtë pjesë tyren, sidomos në klipet pikante. Por tani dy vajzat kanë tjetër gjë në mendje. Mbas pesë vitesh, Çiljeta Xhilaga dhe Ingrid Gjoni do të shfaqen sërish me një këngë në duet, ashtu si dikur me këngën “Puçi puçi”.

Por kësaj radhe klipi ka një ndryshim thelbësor nga ai i mëparshmi. Nëse dikur vajzat shfaqeshin në një ring të veshura me rroba banjo, kësaj here bëhet fjalë për një këngë të shtruar, nën ritmet R&B të kompozuar nga Elgid Doda, ku vajzat kanë menduar një fabul shumë të veçantë. Ato do të rrëfejnë miqësinë e tyre në vite dhe në një pjesë të mirë të klipit do të shfaqen të plakura, teksa flasin për gjithë ç’kanë kaluar.

Kënga, e cila flet për miqësinë dhe rivalitetin mes dy këngëtareve, në fakt është edhe si një profeci për marrëdhënien mes tyre. Ato i tregojnë publikut që, pavarësisht se në botën e artit është shumë e vështirë të bësh miq për kokë, ato arrijnë të kalojnë edhe mosmarrëveshjet duke mbetur mikesha deri kur të plaken. Gjithashtu dy “plakat” hipotetike shfaqin edhe shenja skleroze, teksa përpiqen të kujtojnë çfarë kanë kaluar bashkë.

Pra, kemi një këngë ku i bëhet monument miqësisë së vërtetë, e cila është një nga dashuritë më të mëdha njerëzore dhe një pasuri e paçmueshme. Xhirimet e klipit do të fillojnë këtë të hënë dhe për Ingridin kjo do të jetë jo thjesht një këngë më shumë në repertorin e saj, por edhe një kujtim i bukur, sepse do të shfaqet shtatzënë.

Publikuar: 22.01.2012 | 12:49
Lexuar: 1097 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime