Në këtë dokument, që është miratuar pas diskutimit njëditor, theksohet roli i qytetarëve të Kroacisë në bashkimin në BE dhe vërtetohet përcaktimi për vazhdimin e reformave dhe për paqe.
Parlamenti i Kroacisë mbrëmjen e vonë të së enjtes ka miratuar Deklaratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si interes strategjik, me të cilin qytetarët ftohen që të dalin në referendum, më 22 janar, dhe ta shprehin vullnetin e tyre.
Për këtë Deklaratë kanë votuar 127 deputetë, ndërsa një ka abstenuar.
Në këtë dokument, që është miratuar pas diskutimit njëditor, theksohet roli i qytetarëve të Kroacisë në bashkimin në BE dhe vërtetohet përcaktimi për vazhdimin e reformave dhe për paqe.
Është përcaktuar që të dielën, më 22 janar, në Kroaci të zhvillohet referendumi, në të cilin vendoset për anëtarësim të këtij vendi në BE.
Kështu kroatët do të pranojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian nëpërmjet referendumit të së dielës, duke shpresuar në rritjen e stabilitetin politik dhe ekonominë e saj të dobët, pavarësisht krizës që ka përfshirë bllokun.
Sondazhet e fundit tregojnë se 60 për qind e popullisë është pro anëtarësimit, një shifër kjo më e ulëta në vitet e fundit. Ministri i jashtëm kroat Vesna Pusiç tha se kriza dhe mungesa e informacionit të detajuar në lidhje me anëtarësimin ka rritur dyshime në vend, ndërsa e cilësoi referendumin si një cështje për jetë a vdekje.
Sipas tij mbetet të shihet se si dhe në çfarë raporti do të votohet në referendum. Në zonat rurale ekziston frika se anëtarësimi në BE do të sjellë automatikisht adoptimin e euros, e cila do të rezultojë në rritjen e çmimeve.
Zagrebi zyrtar kompletoi bisedimet për anëtarësimin në BE qershorin e kaluar, ndërsa pritet ti bashkohet bllokut 1 korrik 2013.