"Hjuman rajts uoç" paralajmëron se nëse nuk shihet ky rrezik, brezat e ardhshëm të evropianëve mund t'i shohin të drejtat e njeriut si vlerë ekstra e jo si vlerë fondamentale.
- Në Evropë vërehet përkeqësimi i situatës nga sfera e të drejtave të njeriut, thekson "Hjuman Rajts Uoç" në raportin e saj vjetor për të drejtat e njeriut në vitin 2011.
Në të dominojnë katër tendenca, që, sipas organizatës, duken shqetësuese: kufizimi i lirive të qytetarëve në vendet të cilat kanë vendosur masa antiterrosite; debati për vendin e pakicave dhe imigrantëve në Evropë, të cilët shpesh ndizen me ksenofobi; ngritja e partive populiste ekstreme dhe ndikimi i tyre rritës mbi politikën; dhe efikasiteti i zvogëluar i institucioneve tradicionale dhe instrumenteve për të drejtat e njeriut.
"Hjuman rajts uoç" paralajmëron se nëse nuk shihet ky rrezik, brezat e ardhshëm të evropianëve mund t'i shohin të drejtat e njeriut si vlerë ekstra e jo si vlerë fondamentale.
Sipas raportit, jotoleranca ndaj imigrantëve dhe pakicave në Evropë është përhapur shumë. Druajtjet nga terrorizmi, krimi dhe rivaliteti për resurset ekonomike, si dhe ndërprerja e identiteti kulturor e shpjegojnë këtë jotolerancë, e cila pritet të thellohet nga kriza e tanishme ekonomike dhe financiare, nënvizon raporti dhe si mjaft armiqësore dhe diskriminuese e thekson sjelljen ndaj myslimanëve dhe romëve në mbarë Evropën. Si shembull janë theksuar dëbimet e dhunshme të romëve nga Franca dhe Italia.
"Raporti thekson se në Lindje, në Hungari, Rumani, Bullgari, Çeki dhe Sllovaki situata është më e mjerueshme për shkak të sulmeve të dhunshme dhe retorikës antirome, si dhe për shkak të progresit të vogël drejt parandalimit të shkatërrimit të vendbanimeve të tyre dhe segregacionit shkollor, edhe krahas qindra milionë eurove nga fondet e BE-së dhe vendimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut.
Ky është lajm i keq për romët, por është lajm i keq edhe për të drejtat e njeriut në tërësi.
Në konstatim theksohet se kriza me të drejtat e njeriut është e rëndësishme para së gjithash për mbarë Evropën. Nëse mbeten idetë e rrezikshme se disa meritojnë më shumë të drejta se të tjerët dhe se vullneti demokratik i shumicës mund të shpie deri te mospërfillja e të drejtave të pakicave, atëherë idealet e atyre që e rrëzuan Murin e Berlinit do të dorëzohen, ndërsa dëmet nuk do të mund të numërohen.