E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Problemin e dimë, prioritetet janë përcaktuar, e kemi edhe teknologjinë e nevojshme. Mbetet që angazhimet deklarative t'i ndërrojmë me veprim serioz", apeluan ministrat.
Dimovski: Duhet tė mbajmė llogari pėr shfrytėzimin e resurseve tė ujit dhe pėr pasojat nga ndryshimet klimaterike
- Maqedonia ka dhe prodhon ushqim të mjaftueshëm, nga ky aspekt nuk i takon grupit të vendeve të rrezikuara, por duhet në mënyrë racionale t'i shfrytëzojë resurset natyrore dhe të mbajë llogari për pasojat nga ndryshimet klimaterike, deklaroi mbrëmë ministri resor, Lupço Dimovski pas përfundimit të Samitit të ministrave për bujqësi në Berlin.

"Pasojat nga ndryshimet klimaterike tani më po ndjehen, por po punojmë në zbutjen e tyre. I respektojmë të gjitha rekomandimet e Bankës Botërore, ekspertëve vendor dhe të jashtëm. Në mënyrë intensive po bisedojmë edhe për mbrojtjen e ujit. Në këtë segment duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi që nuk mund të lavdërohemi se jemi të pasur me burime natyrore të ujit. Megjithatë, nëse në mënyrë efikase dhe ekonomike i eksploatojmë, mund të sigurojmë ujitje kualitative të sipërfaqeve bujqësore", theksoi Dimovski.

Në Samit morën pjesë ministra të bujqësisë të mbi 70 vendeve. Në debatin disa orësh ata dhanë numra pozitiv, se pothuajse një miliardë njerëz janë të uritur kronik dhe se situata do të vështirësohet akoma pasi që popullsia po rritet, ndërsa resurset po bëhen gjithnjë e më të kufizuara. Është koha e fundit, porositën, të ndërmerren hapa konkretë për tejkalimin e urisë dhe varfërisë në botë. Zgjidhja është në zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme.

"Problemin e dimë, prioritetet janë përcaktuar, e kemi edhe teknologjinë e nevojshme. Mbetet që angazhimet deklarative t'i ndërrojmë me veprim serioz", apeluan ministrat.

Në Komunikatën të cilën e aprovuan si dokument final ndër të tjerash qëndron se bujqësia është sektor kyç për krijimin e të a.q. ekonomi e gjelbër. Shfrytëzimi i tokës dhe ujit duhet të jetë efikas, vendet e pasura nuk guxojnë t'i injorojnë vendet me zhvillim më të dobët, por atje duhet të drejtojnë sa më shumë investime, ndërsa është i domosdoshëm edhe mikrofinancimi, sigurimi i mbështetjes financiare për fermerët e vegjël.

Maqedonia, si vend i vogël, nuk ka ndikim të madh në zgjidhjen e problemit global me mungesën e ushqimit, por përmes prezencës së ngjarjeve të këtilla të mëdha dhe të rëndësishme, mund të marrë informacione për politikën e përgjithshme agrare, para së gjithash të BE-së. Kjo, siç theksoi Dimovski, është shumë e rëndësishme për ne, pasi që është projektuar rruga të cilën duhet ta kalojmë deri në anëtarësimin e plotfuqishëm në BE.

Në margjinat e Samitit i cili mbahej në kuadër të panairit më të madh ndërkombëtar për ushqim dhe bujqësi "Java e gjelbër", ministri Dimovski pati darkë pune me homologun slloven Dejan Zhidna.

"Maqedonia dhe Sllovenia kanë marrëdhënie të mira në të gjitha sferat, duke e përfshirë edhe bujqësinë. Biseduam për thellimin e tyre pasi që për atë gjithsesi ekziston hapësirë. Me të vërtetë dëshirojmë t'ia tregojmë rrugën Maqedonisë përmes së cilës kaluam, e ajo është rruga e BE-së. Të jesh pjesë e familjes evropiane do të thotë të jesh stabil, i sigurt. Tani erdhi koha kur siguria do të thotë shumë më tepër se periudha para pesë, dhjetë apo 20 viteve", deklaroi Zhidan pas darkës.

Pjesëmarrjen në Forum dhe në Samit gjatë këtyre ditëve në Berlin, ministri Dimovski i shfrytëzoi për takime me kolegët nga Kosova, Serbia, Lituania,..

Publikuar: 22.01.2012 | 18:21
Lexuar: 254 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime