"Edhe Rezoluta 1244 është e qartë në këtë drejtim, sepse ajo e ndalon praninë e forcave serbe të sigurisë dhe personelin e saj në Kosovë".
Zëvendësndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, ka thënë se Washingtoni nuk kërkon nga Serbia që të heq dorë nga Rezoluta 1244. Ai ka thënë se plani katërpikësh i Tadiqit është çështje që duhet analizuar, por se ka edhe çështje në veri të Kosovës të cilat Prishtina dëshiron të merren parasysh.
"Nuk kemi diskutuar në detaje për këto propozime, e as nuk e kemi marrë ndonjë qëndrim, ka thënë Reeker për planin për statusin special të manastireve serbe dhe trashëgimin kulturore serbe në Kosovë, mbrojtjen e serbëve në jug të Ibrit, statusin e veçantë të veriut të Kosovës dhe mbrojtjen e pronës shtetërore të shtetit serb dhe të serbëve.
Zyrtari amerikan ka thënë se SHBA-të besojnë se Serbia duhet të drejtohet në sigurimin e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE dhe në dialogun me Prishtinën.
"Bisedimet në suazat e dialogut Beograd-Prishtinë janë qëllim aktual dhe domosdoshmëri. Për të dyja palët ekzistojnë pikëpamje të ndryshme dhe çështje të rëndësishme që duhet të adresohen në të ardhmen. Është mirë se të gjithë kanë ide dhe janë të lirë ti shtrojnë, por mendoj se tani fokusi duhet të jetë në dialog", tha ai për gazetën serbe Politika, transmeton Telegrafi.
Në pyetjen nëse nga Prishtina ka kërkuar lëshime në lidhje me përfaqësimin rajonal, Reeker ka thënë se dialogu "nuk është çështje se kush do të zmbrapset, por se si të arrihen zgjidhjet praktike, duke shtuar se Prishtina i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet.
Në lidhje me institucionet paralele serbe në veri të Kosovës, Reeker ka thënë se është me rëndësi të shihet se cilat janë ato institucionet.
"Ka institucione që janë krijuar sipas ligjeve të Kosovës, dhe ka institucione të tjera që punojnë, të tilla si shkollat dhe spitalet, e të cilat duhet të ruhen në çdo situatë. Një shembull i përkryer është pjesa jugore e Kosovës ku funksionojnë bashkësitë serbe, dhe përparojnë ekonomikisht, ndërsa institucionet e tyre janë të mbrojtura dhe kënaqin nevojat e tyre", tha Riker.
Ai tha se është e rëndësishme për të shënuar përparime në Kosovë dhe që të gjithë njerëzit ti përmbushin nevojat, e jo që këtë ta bëjnë institucionet që i mbështet Beogradi.
"Edhe Rezoluta 1244 është e qartë në këtë drejtim, sepse ajo e ndalon praninë e forcave serbe të sigurisë dhe personelin e saj në Kosovë".
Reeker tha se për Washingtonin ndarja e Kosovës nuk është një tabu, por një "çështje e mosmarrëveshjeve të mëdha për këtë ide, për të shtuar se për shkak të natyrës së ngjarjeve në Kosovë, Shtetet e Bashkuara besojnë se pavarësia e Kosovës është një rast special që nuk do të ndikojë në raste të tjera.
"Situata në Bosnje është vetëm një nga shumë arsyet për të kundërshtojnë këtë. Mendojmë se ndarja e Kosovës ose ndryshimi i kufijve është ide e keqe. Kur njëherë niseni në atë rrugë do ta vëni në shënjestër çdo shtet, ka thënë Reeker.