E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano është automatikisht pjesë e asamblesë kombëtare dhe si rrjedhojë është votuar për të qënë delegatë në Tiranë.
Fatos Nano e Edi Rama do prezantojnė programin e PS nė Tiranė
Edi Rama e Fatos Nano janë ngarkuar së bashku me prezantimin e programit politik të Partisë Socialiste. Emrat e kryetarit dhe ish-kryetarit të PS, janë caktuar nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e cila ka votuar sot për rishpërndarjen e delegatëve në 12 qarqet e vendit.

Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano është automatikisht pjesë e asamblesë kombëtare dhe si rrjedhojë është votuar për të qënë delegatë në Tiranë. Kryesia e PS-së votoi mëngjesin e të dielës rishpërndarjen e delegatëve në zona, e cila u miratua edhe në Asamblenë Kombëtare.

Në Tiranë do të jenë gjithashtu edhe Arta Dade dhe Sajmir Tahiri. Sipas kësaj rishpërndarje, deputetët Ben Blushi dhe Mimi Kodheli lënë Korçën duke u spostuar konkretisht Blushi në Elbasan dhe Kodheli në Shkodër. Erion Braçe është deleguar nga Berati në Korçë, ndërsa në vend të tij është propozuar Namik Dokle.

Në shpërndarjen e delegatëve në rrethe nuk janë përfshirë emra si Gramoz Ruçi, Erjon Veliaj dhe Blendi Klosi. Në shpërndarjen e re të deputetëve dhe delegatëve në zona, Rama pavarësisht pakënaqësive për rishpërndarjen e re, kërkoi që “delegatët e rinj” të bëhen zëdhënës të programit të PS-së.

“Çdonjëri nga anëtarët apo anëtaret e asamblesë, posaçërisht ata që kanë ardhur rishtaz, do të startojnë duke marrë përsipër detyrën e ngarkuar dhe duke e çuar atë deri në fund në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme”,-tha Rama.

Asambleja e PS-së miratoi edhe axhendën politike për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Reforma zgjedhore dhe Parlamentare, zgjedhja e Presidentit të Republikës dhe emërimet në pushtetin gjyqësor janë pikat ku opozita do të fokusohet në kursin politik që do të ndjekë deri në muajin korrik.

Kryesocialisti, Edi Rama një ditë pas homazheve të 21 janarit i kërkoi drejtësisë të zbardh të vërtetën dhe të thotë fjalën e saj.

“Prokuroria e cila bazuar në të gjitha provat dhe falë mbështetjes së ekspertizës më të lartë botërore në drejtim të interesimit të saj t’i shkojë deri në fund çështjes së drejtësisë për 21 janarin”,-theksoi ai.

Është miratuar gjithashtu në Asamble edhe kuotizacioni i anëtarësisë së partisë socialiste. Deputetët socialist duhet të paguajnë në muaj 6 mijë lekë të reja ndërsa biznesmenët një kuotë prej 20 mijë lekë në muaj.

Axhenda politike Janar-Korrik 2012

1- Reforma Zgjedhore
2- Reforma Parlamentare
3- Mbrojtja e Kushtetutës dhe Institucioneve
4- Zgjedhja e Presidentit të Republikës
5- Emërimet në pushtetin gjyqësor
6- Emërimet në Prokurori
7- Emërimet në KLD
8- Pavarësia e SHISH

Shpërndarja e Delegatëve të PS-së Tiranë

Edi Rama
Fatos Nano
Sajmir Tahiri
Arta Dade

Delegatët Ishte Shkon

Erion Braçe Berat Korçë
Ben Blushi Korçë Elbasan
Ditmir Bushati Tiranë Pukë
Valentina Leskaj Elbasan Vlorë
Eglantina Gjermeni Tiranë Krujë
Namik Dokle Tiranë Berat
Arben Ahmetaj Korçë Gjirokastër
Mimi Kodheli Korçë Shkodër
Bashkim Fino Fier Fier
Damian Gjiknuri Elbasan Elbasan
Sajmir Tahiri Tiranë Tiranë

Publikuar: 22.01.2012 | 20:13
Lexuar: 692 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime