E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ne e dimë që planeti ynë po përthith energji më shumë nga c’po cliron. Për këtë vazhdon trendi i rritjes së temperaturave mesatare. 2011 ishte një ndër 10 vitet më të nxehta të historisë, që nga viti 1880”, thotë drejtori i institutit Goddard, James E. Hansen.
2011, njė ndėr 10 vitet mė tė nxehta nė histori








Ngrohja globale nuk është thjesht një term, që e përdorin ambientalistët për të arritur qëllimet e tyre “kundër industrisë dhe zhvillimit” të njerëzimit.

Këtë të paktën e pohojnë edhe të dhënat e NASA-s. Agjencia amerikane e hapësirës ka publikuar rezultatet e matjeve të temperaturës në sipërfaqen e Tokës për vitin 2011. Sipas këtyre të dhënave të NASA-s, 2011 rezulton viti i nëntë më i nxehtë në histori, që nga viti 1880, vit kur ka nisur edhe grumbullimi dhe arkivimi i të dhënave.

Instituti i Studimeve Hapësinore i NASA-s, Goddard me seli në Nju Jork, përgjegjës për vëzhgimin dhe matjen e temperaturave në sipërfaqen e Tokës thotë se nga analiza e të dhënave të përftuara, planeti ynë vazhdon të “vuajë” regjistrimin e temperaturave mesatare më të larta se sa disa dekada më parë. Instituti sjell si shembull rritjen me 0.51 gradë celcius të temperaturës mesatare të 2011-s, në krahasim me temperaturën mesatare të shekullit të XX.

“Ne e dimë që planeti ynë po përthith energji më shumë nga c’po cliron. Për këtë vazhdon trendi i rritjes së temperaturave mesatare. 2011 ishte një ndër 10 vitet më të nxehta të historisë, që nga viti 1880”, thotë drejtori i institutit Goddard, James E. Hansen.

Ajo që është më “alarmante” thotë Hansen, është se 9 nga 10 vitet më të nxehta në histori, janë regjistruar në shekullin e 21, pra pas vitit 2000.

Publikuar: 22.01.2012 | 21:12
Lexuar: 320 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime