Slogani i Erion Veliajt në 20 vjetorin e Forumit Eurosocialist, është kopjuar nga revista e gay-ve RE:FRESH, revistë e Britanisë së Madhe, vend ku Erion Veliaj ka qëndruar disa vite e ku thotë se ka ndjekur edhe disa kurse studimi.
Një javë më parë Forumi Rinor Socialist organizoi një aktivitet madhështor për 20 vjetorin e themelimit. Festimet e këtij përvjetori erdhën këtë vit me një skenografi të re, të ideuar nga kërkuar me ngulm nga insistuesi i përhershëm, Erion Veliaj, sekretari për rininë në PS.
Logoja e këtij aktiviteti të zhvilluar pak ditë më parë në Pallatin e Kongreseve, ishte Re-FRESSH, që sipas Veliajt ishte Një re:fressh, një rifreskim i të gjitha ideve tona dhe që vjen si një zgjidhje për Shqipërinë, tha Veliaj. Por nxjerrja në tregun politik të këtij slogani, ngjalli kureshtjen e shumë të rinjve, të cilët duke kërkuar në internet zbuluan se Re-FRESSH është emri i një reviste homoseksualësh në Britaninë e Madhe.
Në blogjet e internetit shkruhet: Menjëherë pas aktivitetit madhështor të forumit socialist rinor, FRESSH, kërkuam në Google fotografi nga 20 vjetori i themelimit. Shkruam fjalën kyçe re:fresh slogan që e përdorën socialistët gjatë aktivitetit dhe u habitëm. Në vend që të dilnin të rinjtë e të rejat socialistë, shfaqeshin një pas një burra të zhveshur, joshës, gay. Refresh është titulli i një revistë për homoseksualë në Britaninë e Madhe ndaj me të kërkuar me këtë fjalë kyçe dilnin kopertinat e revistës. Më pas e zgjidhëm ndryshe. Shkruajtëm vetëm FRESSH dhe gjetëm atë që donim.
Siç shihet, kjo revistë është një tribunë e personave me prirje të theksuara homoseksuale, të cilët i shohin faqet e saj si mediumin për të kënaqur dhe reklamuar shijet e tyre.
Ndërsa përdoruesit e blogjeve shqiptare mendojnë se Veliaj mund të jetë frymëzuar për logon e forumit socialist, pikërisht nga kjo revistë, nuk dihet nëse kjo është një rastësi apo Veliaj është lexues i rregullt i kësaj reviste.
Sidoqoftë, edhe një herë tjetër, pas kartolinës ku shfaqej një femër nudo, Rama ka gjetur togfjalëshin për tiu dhuruar shqiptarëve edhe meshkuj nudo.
(gazeta 55)