E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të gjitha gypat e furnizimit me ujë dhe rrjeti i ujësjellësit në qytet dhe nëpër fshatra është janë në përbërje të azbestit të cilat janë të dëmshme për shëndetin dhe është e nevojshme që ato të ndërrohen.
Merko: Rrjeti i ujit duhet tė ndryshohet, ėshtė i vjetėr





Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko konsideron se e vetmja zgjidhje për ta rregulluar tanimë sistemin e vjetëruar të ujësjellësit është dhënia nën koncesion e frimës që është përgjegjëse për ujësjellësin e Strugës.

Të gjitha gypat e furnizimit me ujë dhe rrjeti i ujësjellësit në qytet dhe nëpër fshatra është janë në përbërje të azbestit të cilat janë të dëmshme për shëndetin dhe është e nevojshme që ato të ndërrohen.

"Gjithashtu po ballafaqohemi me defekte të mëdha në rrjetin e ujit dhe për këtë arsye shumica e ujit me të cilën furnizohet qyteti humbet. Me ujin të cilët e posedon Struga mund të furnizohen rreth 100 mijë banorë, por aktualisht furnizohen rreth 30 mijë", thotë Merko.

Ai thekson se duhet të jepet nën koncesion kompania "Proaqua" me qëllim të tejkalohen këto probleme. Ky projekt parasheh prej 15-20 milionë euro investime, ndërsa e vetmja kompani që është e interesuar për ujin në strugë është "Aqualia" nga Spanja e cila është koncisionere në më shumë se 50 për qind të ujit të pijshëm në botë.

Publikuar: 23.01.2012 | 14:17
Lexuar: 189 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime