Këto janë marrëzirat më të thjeshta. Këtë e thënë ata që asgjë nuk dinë për politikën dhe as për strategjinë, ka thënë Mesic duke shtuar se edhe sikur të donte Kroacia, edhe sikur të kishte naiv të tillë që të provonin krijimin e Jugosllavisë, bota nuk do ta lejonte këtë.
Ish-kryetari i Kroacisë, Stipe Mesic është përgjigjur në pohimet se me hyrjen e Kroacisë në BE po dëshirohet rimëkëmbja e Jugosllavisë me pyetjen Cili idiot do ta dëshironte krijimin e Jugosllavisë.
Këto janë marrëzirat më të thjeshta. Këtë e thënë ata që asgjë nuk dinë për politikën dhe as për strategjinë, ka thënë Mesic duke shtuar se edhe sikur të donte Kroacia, edhe sikur të kishte naiv të tillë që të provonin krijimin e Jugosllavisë, bota nuk do ta lejonte këtë.
Patëm dy eksperimente të krijimit të Jugosllavisë, i pari ishte mbretëria, ndërsa tjetri Jugosllavia e Titos dhe që të dyja kanë përfunduar në det gjaku. Çfarë idioti do të dëshironte krijimin e Jugosllavisë?, ka pyetur Mesic, transmetoi televizioni kroat.
Sipas tij, bëhet fjalë për politikanë të paditur ose të tillë të cilët frikësojnë njerëzit me Jugosllavinë. Megjithatë, Mesic ka shtuar se zgjerimi i BE është e arritur e mileniumit e rëndësisë historike, jo vetëm për Kroacinë, por edhe për Evropën juglindore.
Nuk do të ketë më motiv për luftë, nuk do të jetë e nevojshme që të shkohet përtej kufijve për të mbrojtur bashkëkombësit, ka thënë ai.