"Me këtë investim përmirësohet cilësia në furnizimin me energji elektrike, ndërsa me rritjen e kapaciteteve hapet edhe mundësia për inkuadrimin e shfrytëzuesve të ardhshëm, si dhe mundësia për zhvillim më të madh ekonomik në komunë", thuhet në kumtesë.
EVN Maqedoni e lëshoi në përdorim trafostacionin e ri 10(20)/0,4 kilovoltësh në dalje nga komuna Saraj, para rrugës për në fshatin Matkë, ndërsa tërësisht është rikonstruuar edhe rrjeti me tension të ulët në gjatësi prej dy kilometrave.
Siç kumtoi EVN Maqedoni, është bërë edhe ndërrimi i shtyllave të vjetra nga druri me të reja, janë ndërruar përçuesit e vkjetër dhe është bërë edhe shkarrkimi i rrjetit. Bëhet edhe dislokimii vendeve matëse në kufirin e pronave, me çka do të vendset rend në furnizimin me energji elektrike.
"Me këtë investim përmirësohet cilësia në furnizimin me energji elektrike, ndërsa me rritjen e kapaciteteve hapet edhe mundësia për inkuadrimin e shfrytëzuesve të ardhshëm, si dhe mundësia për zhvillim më të madh ekonomik në komunë", thuhet në kumtesë.
Më trafostacionin e ri rrumbullaksohet programi investues i EVN Maqedoni për komunën Saraj, i cili është 150 mijë euro.