E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeminsitri pret që deri në fund të vitit 2012 të fillojë edhe faza e parë nga të shumtat në hekurudhën drejt Bullgarisë. "Po punojmë me Bankën evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim që deri në fund të vitit të fillojë ndërtimi i hekurudhës drejt Bullgarisë", theksoi Gruevski.
Gruevski: Pėr projektet infrastrukturore nė vitin 2012 janė dedikuar rreth 78 milionė euro






Në kuadër të projektit të filluar për ripërtëritje të infrastrukturës në Maqedoni, në vitin 2012 Qeveria ka paraparë rreth 78 milionë euro për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve rajonale dhe lokale. Kryyeminsitri Nikolla Gruevski paralajmëroi edhe përfundimin e Korridorit 10.

"Nga mesi apo gjysma e dytë e vitit duhet të fillojë ndërtimi i pjesës së fundit të Korridorit 10 nga autostrada "Aleksandri i Madh", në pjesën Smokvicë - Demir Kapi, për çka janë siguruar financa dhe është në fazën e zgjedhjes së kompanisë që do ta ndërtojë. Investimi do të jetë mbi 200 milionë euro dhe do të jetë imput serioz për kompanotë ndërtimore. Pavarësisht se kush do ta marrë tenderin, gjithsesi ndërmarrjet e Maqedonisë do të jenë të kyçura", deklaroi Gruevski pas vizitës në laboratorin e ri të Fakultetit të elektroteknikës dhe teknologjive informatike.

Kryeminsitri pret që deri në fund të vitit 2012 të fillojë edhe faza e parë nga të shumtat në hekurudhën drejt Bullgarisë. "Po punojmë me Bankën evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim që deri në fund të vitit të fillojë ndërtimi i hekurudhës drejt Bullgarisë", theksoi Gruevski.

Shtoi se në planin infrastrukturor është përfundimi edhe i drejtimeve të tjera rrugore, si Strumicë - Radovish dhe i disa rrugëve rajonale të cilat janë filluar dhe duhet të përfundojnë me riinvestimin me mjete nga buxheti vjetor. I theksoi edhe drejtimet rrugore drejt Kozhufit.

Gruevski kumtoi edhe se është formuar komisioni që do t'i përcaktojë kriteret nën të cilat do të subvencionohen aaerofluturime të lira dhe se për atë qëllimk Qeveria ka siguruar mjete në buxhetin për vitin 2012.

"Ato mjete do të shpërndahen sipas kritereve që do t'i rregullojë komisioni. Mendoj se ajo do të përfundohet në shkurt dhe do të shpallet konkurs në të cilin do të mund të paraqiten kompani ndërkombëtare që dëshirojnë t'i shfrytëzojnë ato subvencione, të cilat do të ofrojnë aerolinja të reja dhe do të sjellin turistë në Maqedoni", tha kryeminsitri.

Ai theksoi se me rëndësi në këtë projekt është të tërhiqen kompani të cilat jo vetëm që do të shesin bileta të lira, por edhe do ta reklamojnë vendin tonë për t'i mbushur aeroplanët e vet me udhëtarë.

"Në vendin prej nga e bëjnë fluturimin ata nga buxheti i vet investojnë shumë të madhe për reklamë në mediumet e atjeshme për të tërhequr sa më shumë turistë që ta vizitojnë Maqedoninë dhe aerolinja e tyre do të jetë profitabile. Kjo është vlerë shtesë. Bëhet fjalë për tre-katër kompani nga Evropa, të njohura edhe në botë, të cilat janë të llojit të tillë, që jo vetëm transportojnë, por bëjnë edhe marketing dhe propagandë serioze për vndin. Mu të tilla dëshirojmë të tërheqim. Sapo t'i përfundojmë kriteret, në shkurt, do të shpallim konkurs dhe më pas do të ketë negociata me kompanitë", theksoi kryeminsitri Nikolla Gruevski.

Publikuar: 23.01.2012 | 20:00
Lexuar: 189 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime