Deputetët sot i miratuan Ligjin për pagesë të pensioneve dhe kompensimeve pensionale nga sigurimi kapital financiar pensional, si dhe propozimet e ligjeve për nëpunësit shtetëror dhe publik
Kuvendi e miratoi Ligjin për rrogën minimale
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite, me 64 vota "për" e miratoi Ligjin për rrogën minimale në Republikën e Maqedonisë.
Deputetët sot i miratuan Ligjin për pagesë të pensioneve dhe kompensimeve pensionale nga sigurimi kapital financiar pensional, si dhe propozimet e ligjeve për nëpunësit shtetëror dhe publik, që të dy në lexim të parë dhe të Ligjit për rrogë dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë, në lexim të dytë.