E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tabela grupi 1: Gjermania 5 pikë, Serbia 5, Maqedonia 3 (një ndeshje më tepër), Polonia 3 (një ndeshje më tepër), Danimarka 2 dhe Suedia 2.
Maqedonia e fitoi Poloninė nė ndeshjen e xhiros sė dytė nė Kampionatin evropian nė hendboll






Në ndeshjen me të cilën është hapur xhiroja e dytë e Kampionatit evropian në henddboll, pasdite në Beograd, Maqedonia e fitoi Poloninë me 27:25.

Gjysma e parë përfundoi me gjashtë gola epërsi për Maqedoninë (18:12).

Lojtari më efikas i reprezentacionit të Maqedonisë ishte Kire Lazarov me nëntë gola të shënuara, ndërsa për Poloninë, Jurecki shënoi pesë.

Tabela grupi 1: Gjermania 5 pikë, Serbia 5, Maqedonia 3 (një ndeshje më tepër), Polonia 3 (një ndeshje më tepër), Danimarka 2 dhe Suedia 2.

Ndeshjet e xhiros së dytë në grupin që luan në Novi Sad në program janë nesër. Në tabelën e këtij grupi udhëheq Spanja me 5 pikë, para Kroacisë me 4, Hungarisë 3, Islanda, Sllovenia dhe Franca kanë nga dy pikë të fituara.

Reprezentacioni i Maqedonisë ndeshjen e ardhshme të mërkurën në Beograd e luan kundës reprezentacionit të Serbisë, i cili është nikoqir i kampionatit.

Përkundër dy ndeshjeve tjera ku tifoz maqedonas kanë ofenduar shqiptarët, në natën e sotme nuk janë dëgjuar fyerje dhe sharje ndaj shqiptarëve, së paku asnjë reporter deri tani nuk ka njoftuar se tifozët maqedonas kanë ofenduar shqiptarët.

Opinioni publik në Maqedoni ka reaguar ashpër ndaj këtyre fyerjeve duke i vlerësuar si absurde për faktin se ekipi kombëtar i Maqedonisë luan me ekipe të tjera ndërsa tifozët ofendojnë shqiptarët.

Serbët që në fillim të Kampionatit Evropian ofenduan maqedonasit duke e quajtur Maqedoninë si tokë të Serbisë, ndërsa disa tifoz serbë mbanin në duar flamurin grek. Edhe kjo nuk ju ka mjaftuar tifozëve maqedonas për të mos përhapur urrejtje ndëretnike.

Ndeshjen kundër Polonisë e ka ndjekur nga afër edhe presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov.

Publikuar: 23.01.2012 | 20:17
Lexuar: 203 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime