E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Liberalizimi i vizave per 3 shtetet e Ballkanit Perendimor qe perjashton Shqiperine, Bosnje- Hercegovinen (faktikisht muslimanet sepse kroatet dhe serbet kane nenshtetesi te dyfishte, ate te Kroacise dhe Serbise respektivisht) dhe Kosoven, i proklamuar vetem disa dite pas pervjetorit te masakres te Srebrenices, eshte nje “koincidence” teper fatkeqe.
Liberalizimi i vizave




















Nga Agron Buxhaku

Liberalizimi i vizave per 3 shtetet e Ballkanit Perendimor qe perjashton Shqiperine, Bosnje- Hercegovinen (faktikisht muslimanet sepse kroatet dhe serbet kane nenshtetesi te dyfishte, ate te Kroacise dhe Serbise respektivisht) dhe Kosoven, i proklamuar vetem disa dite pas pervjetorit te masakres te Srebrenices, eshte nje “koincidence” teper fatkeqe.

Une shoh tre shkaqe te mundshme te kesaj ngjarjeje :

1. Thjesht koincidence , ndersa vendimi eshte sjelle me pare, data perputhet rastesisht; ne sjelljen e ketij vendimi jane marre parasysh kriteret objektive dhe nuk ka ascfare prapavije fetare apo politike. Ka pak gjasa te jete keshtu, por edhe nese eshte, injoranca e sjelljes te vendimit kur perputhet me pervjetorin e masakres te muslimaneve nga serbet, ndersa tani muslimanet denohen ndersa serbet shperblehen eshte e pa arsyetueshme.

2. Mesazh i qarte i Europes te Krishtere ndaj muslimaneve, qe eshte ne linje te nje politike :

a. nga kohet e Kryqezatave, anti-muslimanizem nje mije vjecar (nuk eshte vendi dhe momenti te spjegohen Kryqezatat dhe kontinuiteti shekullor i kesaj politike);

b. e kohes me te re, te anti-muslimanizmit qe shpesh fshihej me shume nga ana semantike si anti-fundamentalizem dhe arsyetohej si reagim ndaj terorizmit te Al-Qaedes, politike kjo kryesisht e te djathtes europiane – prej te ekstremja deri me pak ekstremja, ne pergjithsi e demokristianeve qe me renien e fese ne Europen Perendimere tentojne te arsyetojne pjesen “kristiane” ne emrin e partive dhe ideologjise se tyre;

3. Edhe nje deshmi e rradhes per mospasjen e nje politike te jastme te perbashket dhe koherente te BE-se, qe viteve 90-ta indirekt, por edhe drejperdrejt, ne Ballkanin Perendimor kontribuoi, me dhenien praktikisht “carte blanche” politikes gjenocidiale serbe, ne masakrimin e dhjetra mija muslimaneve. Ndersa sot, Europa Perendimore e sheh suksesin e rok-pop festivalit “Exit” ne Novi Sad si deshmi e kultures perendimore te serbeve, te atyre serbe qe maskruan me dhjetra mija jo-serbe 10-15 vjet me pare.

Vendimi i liberalizimit te vizave per disa shtete te Ballkanit Perendimor, qe “rastesisht” jane edhe te krishtera (me perjashtim te muslimaneve te ketyre vendeve, qe numerikisht jane me shume ne Maqedoni) dhe mos heqja e tyre per shtetet tjera te ketij rajoni te turbullt, per se nuk eshte nje katastrofe apo dicka qe nuk mund te spjegohet, arsyetohet apo permiresohet ne nje te arrthme ta afert.

Problemi mund te jete shume me i madh nese Europa e vjeter sterilizohet dhe e kapin semundjen tjera te pleqerise dhe vazhdon te shqyrtoje ceshtjet, sic jane feja por edhe problemet tjera globale me paragjykimet dhe menyren e vjeter te trajtimit.

Politikberja europiane, sukseset e Europes tre-kater shekujt e fundit, jane te pakontestueshme dhe kontinenti i vjeter, ose me mire me thane shtetet e tij, Spanja, Portugalia, Hollanda, Franca dhe Britania e Madhe arriten te kolonizojne dhe dominojne boten. Edhe pas ngritjes te SHBAve ne sh. XX, shtetet europiane, per sa i takon se paku politikes nderkombetare dhe “misionit civilizues” (qe ishte arsyetimi “pozitiv” i kolonializimit), vazhduan te pretendojne te jene lidere boteror, duke trajtuar shpesh politiken e te tjereve, sidomos te superfuqise se re, dhe koheve te fundit te vetme – SHBA-ve, si te gabuar, “amatore”, “arogante”, dhe me atribute te ngjajshme. Politika, shpesh e stilit te “kaubojeve” e administrates te Presidentit Bush u jepte argumente ketyre europerendimoreve te “mencur”, por, nga ana tjeter, edhe ekstremisteve shoviniste dhe raciste, per propagimin e politikes se tyre populiste.

Kjo politike e Bushit, qe nuk ishte Presidenti me intelegjent dhe me i popullarizuar ne historine e SHBA, nga njera ane parapengoi cdo perseritje te sulmit terrorist te 11 shtatorit 2001, por edhe pasuroi pa mase nje numer te caktuar njerezish qe ishin ne biznesin e naftes dhe financave pati si cmim renien e madhe te kredibilitetit dhe imazhit te Amerikes. Me zgjedhjen e Obames si President, politika e Bushit dhe kompanise se tij, opcioni superufqi e vetme, arogante, e forte militarisht dhe shume religjioze, mori fund. Amerika u rireshtua dhe po ripoziconohet, ne mes tjerash edhe nga aspekti i politikes ndaj muslimaneve te tere botes. Amerika e gjeti personin i cili me prejarrdhjen e vet, me karizmen, kapacitetin e tij, do te udheheq zbatimin e kesaj politike te re e cila do te mundesoje rivendosjen e lidershipit te vertete amerikan ne bote. Sigurisht qe modusi i lidershipit amerikan do te jete i ndryshem, me ate qe bashkepunimi me polet tjera ne bote eshte i domosodoshem por edhe pjese e ketij projekti te ri amerikan.

Nese BE, si partner i natyrshem i SHBA-ve nuk pozicionohet me kohe si duhet, atehere Europa rrezikon te mbetet prapa ne konstelacionin e ri boteror. Per te pozicionuar si duhet Europa, ne mes tjerash, duhet te analizoje mesazhet e Obames ne Kairo dhe te mos veproje sipas tekeve te disa burokrateve ne Bruksel apo te nje “demokristianizmi neokonservator” tanime te deshtuar.

Vendimi i liberalizimit te vizave per disa shtete te Ballkanit Perendimor dhe per disa jo, ishte vetem inicues i ketij shkrimi. Problemi eshte me i thelle dhe me i shumanshem. Vendimi i vizave eshte edhe si vazhdimsi e nje politike te gabuar te disa shteteve te BE-se qe shihet edhe ne politiken e tyre ndaj Kosoves. Po te isha Spanjoll, qytetar i nje shteti te vjeter, me kulture te madhe dhe nje kohe superfuqi boterore, vendlindje e Cervantes, Picaso dhe Dali, do te me vinte turp qe flamurin e shtetit tim ta cojne lart cetniket ne jug te Serbise, te cilet gezohen qe Spanja nuk e njeh shtetin e ri te Kosoves. Po te isha Grek, shtet trashegimtar i civilizimit humanist te Aristotelit dhe Platonit, do te me vinte turp nese cetniket me donin shume.

Si europian, banor i kontinentit-djep te renesanses, iluminizmit dhe te drejtave te njeriut, nuk do te me vinte mire qe te diskriminoj shtete dhe qytetare te kontinentit te vjeter, duke i perjashtuar ata nga levizja e lire vetem per shkak te fese apo origjines se tyre. Si qytetar i BE nuk do te me vinte mire qe fatin dhe mireqenien time te pecaktojne njerez me paragjykime racore apo fetare dhe do te me vinte turp qe i kemi zgjedhur ata.

Publikuar: 20.07.2009 | 14:20
Lexuar: 1170 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime