Një vit mund të ndryshojë shumëçka, përfshirë edhe një organizatë që ka 47 shtete anëtare, në mesin e të cilave edhe Shqipërinë dhe Serbinë. Një vit më parë, Kosova ka qenë kryetema e sesionit dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Tema në të cilën Kosova përbënte lajm nuk ishte aspak e këndshme pasi në janarin e 2011-ës u nxitën hetimet për të verifikuar nëse udhëheqës të UÇK-së kanë kidnapuar, vrarë dhe më pas kanë shitur organet e robërve të luftës në Kosovë. Në janarin e 2012-ës, Kosova nuk përbën lajm, ndërsa zyrtarë të kësaj organizate nuk duan e si duket as që e dinë se çfarë po ndodh me këto hetime.
Sidoqoftë, udhëheqësi dyvjeçar turk i Asamblesë Parlamentare të Këshillit me seli në Strasburg, Mevlut Çavusoglu, në konferencën e fundit në këtë pozitë, tha se organizata nuk ka pasur asnjëherë mandat për tu marrë me këto hetime.
Asambleja e ka përkrahur raportin e Martit për këtë çështje. Në fund ne kemi kërkuar hetime. Këshilli i Evropës nuk është kompetent për të hetuar vetë, ne kemi vetëm mekanizma vëzhgues, ka thënë para gazetarëve, Çavusoglu. (zëri)