Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi ka pritur sot në kabinetin e tij një delegacion të Universitetit Shtetëror të Tetovës të kryesuar nga Rektori Agron Reka.
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi ka pritur sot në kabinetin e tij një delegacion të Universitetit Shtetëror të Tetovës të kryesuar nga Rektori Agron Reka.
Rektori Reka e njoftoi zëvendës kryeministrin Ademi me situatën në USHT-në, problemet dhe kushtet funksionimit të këtij institucioni të lart arsimor pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për emrin e ushtruesit të rektorit.
Zëvendës kryeministri Abdilaqim Ademi konfirmoi mbështetjen e Qeverisë për Universitetin Shtetëror të Tetovës, konsolidimin e tij me qëllimi të krijimit të kushteve për fillim sa më të suksesshëm të vitit të ri akademik.
Së bashku u konstatua se duhet të ndërmerren të gjitha masat që USHT-ja të funksionoj në mënyrë normale dhe me standarde në përputhje me ligjin për arsim të lart.
Në takim ka marr pjesë edhe zëvendës ministrja e arsimit dhe shkencës Lindita Qazimi.