E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai vazhdon të projektojë dhe të punojë më të njëjtin intensitet dhe përkushtim për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Natyrisht në këto vite, që prej 1990 dhe deri më sot, ka patur në krah të tij edhe shumë bashkëpunëtorë por ndonjëri prej tyre edhe është tërhequr duke deklaruar me sinqeritet se nuk mund të vazhdojë dot me ritmet e tij të punës.
Punėkeqėt e majtė dhe punėmbarėt e djathtė








Ilirian Dahri

Ai vazhdon të projektojë dhe të punojë më të njëjtin intensitet dhe përkushtim për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Natyrisht në këto vite, që prej 1990 dhe deri më sot, ka patur në krah të tij edhe shumë bashkëpunëtorë por ndonjëri prej tyre edhe është tërhequr duke deklaruar me sinqeritet se nuk mund të vazhdojë dot me ritmet e tij të punës. Ritme të larta pune. Këtë kanë nënvizuar edhe gazetat e majta europiane përgjatë këtyre viteve për Sali Berishën duke theksuar faktin se ky njeri punon me shumë dashuri dhe është një “kërkues i jashtëzakonshëm ndaj vetes deri në sforcim”. Në fakt nuk mund të shpjegohet ndryshe konfirmimi i tij se pas më shumë se një viti do të drejtojë sërish fushatën elektorale të Partisë Demokratike “me kënaqësi, me vendosmëri, me përkushtimin më maksimal”. Drejt një mandati të tretë, siç foli edhe në mbledhjen e fundit të kabinetit ku theksoi se “është një vendim tjetër për miratimin e kuadrit makroekonomik fiskal për periudhën 2013-2015, për këto dy vite që janë përcaktuese për suksesin e mandatit të tretë. {…} Ky program parashikon rritje të mëtejshme ekonomike të Shqipërisë dhe këto dy vite janë vendimtare në mandatin që do të shndërrojë Shqipërinë në një vend të zhvilluar”. Ndërkaq Shqipëria ka ndryshuar shumë. Në fundin e vitit 1990, refugjatët e parë të larguar nga Shqipëria drejt vendeve fqinje për të punuar, përveçse vështirësive të tjera që kishin të bënin me largimin nga familjet e tyre, me mospatjen e dokumentave të nevojshme për të punuar dhe jetuar në këto vende, u ndeshën edhe me një lloj mendësie tjetër që kishte të bënte me vetë mënyrën e të punuarit. Në të njëjtën situatë u gjendën edhe 25 mijë shqiptarët e eksodit të marsit të vitit 1991, që pas protestave kundër regjimit të egër komunist që zhvilluan në Kavajë, Shkodër, Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë u larguan drejt Italisë. Të hutuar nga impakti i parë me qytetet italiane që i kishin parë vetëm nëpërmjet pamjeve televizive të Rai –t, pothuajse kaluan në trishtim të plotë kur u ndeshën me mënyrën e të punuarit të italianëve. Sidoqoftë do të kalonin veçse pak vite dhe për shqiptarët nga vetë italianët do të thuheshin veçse fjalë të mira. Do të konsideroheshin punështruar, të papërtueshëm, punëdashës dhe plot zell për të punuar madje do të konsideroheshin të tillë edhe nga zyrtarët më të lartë të shtetit fqinj të Italisë. Kohë më vonë të njëjtët zyrtarë të lartë italianë kanë vizituar Shqipërinë dhe në deklaratat e tyre kanë nënvizuar transformimet befasuese që kanë ndodhur në pak vite në Vendin e Shqiponjave. Punëbukurit, të pakursyerit dhe llërëzhveshurit i gjetën edhe në Shqipëri. Njerëz që nuk duan të rrijnë duarkryq por të ecin përpara. Sidoqoftë ka akoma një pakicë njerëzsh që nëpër zyrat e tyre, në komjuterat e zyrave të tyre nuk punojnë por luajnë. Këtë ka nënvizuar pak muaj më parë edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha, ky kërkues i jashtëzakonshëm ndaj vetes dhe punës në përgjithësi. Ka ikur koha e punëkeqëve, punëtharëve dhe punëpadukurve tani është koha e punëmbarëve, punëdashësve dhe punështruarve. Por mbi të gjitha e punëmbaruarve tashmë pas zgjedhjeve edhe të Bashkisë të Tiranës. Ish – punëkeqët e kësaj Bashkie u “rropatën” me vite e vite për të mbyllur Sheshin kryesor të Tiranës. Kaluan veçse pak muaj që ky shesh të hapej për qytetarët dhe makinat e tyre duke krijuar në të njëjtën kohë një ambient të bukur dhe të hijshëm. Kaluan veçse pak muaj dhe të gjitha Drejtoritë e Bashkisë të Tiranës vazhduan transformimin e tyre. Një transformim rrënjësor njerëzish punëdashës.

Publikuar: 24.01.2012 | 15:23
Lexuar: 260 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime