E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Greqia do t'i analizojë argumentat me shkrim që i parashtroi Maqedonia në Gjykatën ndërkmbëtare të drejtësisë në Hagë dhe deri në afatin e parashtruar më 20 janar të vitit 2010 do t'i parashtrojë kundër argmentat e saj, njoftoi Ministri grek i Punëve të Jashtme.
Greqia nė Hagė: Nuk kemi vėnė veto pėr Maqedoninė nė Samitin nė Bukuresht











Greqia do t'i analizojë argumentat me shkrim që i parashtroi Maqedonia në Gjykatën ndërkmbëtare të drejtësisë në Hagë dhe deri në afatin e parashtruar më 20 janar të vitit 2010 do t'i parashtrojë kundër argmentat e saj, njoftoi Ministri grek i Punëve të Jashtme.

Gazeta "Etnos" duke iu referuar burimeve në MMPJ të Athinës sot publikoi se pozicioni grek për akuzën e Maqedonisë është se në Samitin e NATO-s në Bukuresht nuk ka pasur veto për Maqedoninë por vendim unanim nga të gjitha anëtaret e Aleancës se kusht për pranimin e vendit është zgjidhja e kontestit për emrin.

Agjencia ANA-MPA e transmeton deklaratën e shefes së diplomacisë greke Doras Bakojani të dhënë uikendin në Kretë se Greqia "ka kontra augumenta të forta" për padinë nga Maqedonia duke akuzuar sërisht se "problemi është në mostolerimin që manifeston Shkupi".

Maqedonia dje në Gjykatën e Hagës i parashtroi argumentat me shkrim për akuzën që e ka paraqitur kundër Greqisë për shak të shkeljes së marrëveshjes së përkohëshme bilaterale nga viti 1995 me bllokadën greke për ftesën e Maqedonisë në NATO në Samitin në Bukuresht. Athina kundërargumentat e saj duhet që t'ia dorëzojë Hagës për një afat prej gjashtë mujave.

Pas marrjes së materialeve argumentuese nga të dyja palët gjykata duhet që të kryejë konsultime me ta dhe të vendosë se çfarë procedure do të zbatojë. Parashtrimet me shkrim mbeten të besushme dhe nuk do të publikohen deri në fillimin eventual të debatit gjyqësor me gojë. mp

Publikuar: 21.07.2009 | 17:56
Lexuar: 387 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime