Duke qëndruar edhe më tej në këtë vijë, udhëheqësia e USHT-së, inkurajon në radhë të parë studentët, dhe konfirmon edhe një herë se mbetet e hapur për bashkëpunim me organet përkatëse, për luftimin e të gjitha dukurive që pengojnë zhvillimin normal të procesit edukativo-arsimor në institucionin tonë.
Udhëheqësia e Universitetit Shtetëror të Tetovës, që nga viti 2009 ka bërë të ditur se me të gjitha mjetet e lejuara ligjore do të luftoj keqpërdorimet dhe korrupsionin e mundshëm nga ana e mësimdhënësve dhe administratës të universitetit tonë.
Mu për këtë qëllim, prej vitit të kaluar në kuadër të USHT-së, respektivisht Parlamentit Studentor të universitetit tonë, funksionin zyra kundër korrupsionit, ndërsa me iniciativë të vetë rektorit, Prof. dr. Agron Reka, tani më dy vite, janë funksionalë, numrat e telefonit: 070-216-971 dhe 070-216-371 si dhe posta elektronike: lajmëro@unite.edu.mk, në kuadër të fushatës sonë Lajmëro parregullsitë.
Duke qëndruar edhe më tej në këtë vijë, udhëheqësia e USHT-së, inkurajon në radhë të parë studentët, dhe konfirmon edhe një herë se mbetet e hapur për bashkëpunim me organet përkatëse, për luftimin e të gjitha dukurive që pengojnë zhvillimin normal të procesit edukativo-arsimor në institucionin tonë.
Të indinjuar nga informacionet se një mësimdhënës i universitetit tonë, është arrestuar nga ana e organeve të rendit, për mitmarrje nga studentët dhe keqpërdorim të detyrës, njoftojmë opinionin e gjerë se USHT-ja, do të mbështesë organet e rendit dhe ato hetimore, për të luftuar të gjitha dukuritë negative që cenojnë veprimtarinë akademike dhe shkencore në USHT.
Zyra për informim