E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambasadori i Hungarisë Jozef Bence tha se Hungaria e konsideron partner strategjik Republikën e Maqedonisë dhe se edhe më tej do të vazhdoje përkrahja e Hungarisë në procesin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Maqedonia partner strategjik i Hungarisė












Avancimi i bashkëpunimit, inicimi i projekteve të përbashkëta midis Maqedonisë dhe Hungarisë, ndihmë nga Hungaria për trajnimin e administratorëve të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe vëllazërimi i komunave hungareze me komunat nga Maqedonia, ishin temat për të cilat biseduan Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta dhe Ambasadori i Hungarisë në Maqedoni Jozef Bence.

Ambasadori i Hungarisë Jozef Bence tha se Hungaria e konsideron partner strategjik Republikën e Maqedonisë dhe se edhe më tej do të vazhdoje përkrahja e Hungarisë në procesin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

“Biseduam se si ne si shtet t’i shfrytëzojmë fondet nga Bashkimi Evropian, sepse Republika e Hungarisë ka më shumë përvojë dhe është anëtare e BE-së. Përvojën e tyre të na e mbartin neve dhe ne ta mbartim në vendin tonë. Biseduam për bashkëpunimin ndërkufitar, për t’i shfrytëzuar fondet nga IPA programi 2. Hungaria është duke i shfrytëzuar mjetet me shtetet fqinje që të gjitha janë anëtare të BE-së dhe të njëjtën përvojë ta mbartin në vendin tonë. Ram dakord që një grup prej administratorëve tonë nga MVL-ja të shkoje në Republikën e Hungarisë, në Ministrinë e punëve të brendshme dhe të bëjnë trajnim, të marrin përvojën se si ato i shfrytëzojnë mjetet për bashkëpunim ndërkufitar”, tha ministri Bejta.
Maqedonia partner strategjik i Hungarisë

Hungaria tashmë 8 vite është anëtare e BE-së, e ka kaluar atë fazë të cilën tashmë e pret Maqedoninë dhe ende i kemi të freskëta përvojat, tha ambasadori Bence.

“Erdhëm me kërkesë të ministrit Pinter, që ti përcjellim ministrit se do të duhet formojnë një grup nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale të cilët do ta vizitojnë Hungarinë që të mund t’i marrin të gjithë ato përvoja të cilat i ka Hungaria. Mund ta mësojnë të gjithë sistemin tonë të vetëqeverisjes lokale, mënyrën e financimit të projekteve dhe mundësitë për shfrytëzim të mjeteve të Evropës”, deklaroi Bence.

Ministri Bejta dhe ambasadori Bence, e vlerësuan si shumë të rëndësishme vendosjen e bashkëpunimit edhe në vetëqeverisjen lokal. Ministri Nevzat Bejta shprehu gatishmërinë e tij që të ndihmoje në vëllazërimin e sa më shumë komunave nga të dyja vendet.
Maqedonia partner strategjik i Hungarisë

“Me ambasadorin biseduam për vëllazërimin e kryeqytetit tonë Shkupit me kryeqytetin e Hungarisë Budapestin. Është e paraparë që të vëllazërohet qyteti i Manastirit me komunën e Peçit, komuna e Dellçevës me komunën Felsho, Dibra me Nyekladhazën, Pehçeva me Onodin dhe Çeshinovo-Oblesheva me komunën Muhi. Dhamë propozime që të ketë bashkëpunim edhe Ohri, Struga, Vrapçishti, Bogonvina dhe çdo komuna e cila dëshiron të vëllazërohet me komunat e Republikës së Hungarisë, MVL-ja është në shërbim të tyre”, potencoi Bejta.

Është e rëndësishme për ne që të vendosim bashkëpunim në vetëqeverisjen lokale, tha ambasadori Hungarisë Bence.

“Qëllimi është që të vëllazërojmë sa më shumë komuna nga Maqedonia me qytete Hungarez, të njihen popujt midis vete, të njihen me kulturën e tyre thjeshtë të mësojmë prej njëri prej tjetrit”, tha Bence.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, që sipas ambasadorit të Hungarisë Jozef Bence kjo marrëveshje është shembull dhe se përvojat e mira do t’i përcjelle në Hungari
Maqedonia partner strategjik i Hungarisë

Publikuar: 24.01.2012 | 17:00
Lexuar: 661 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime