Akoma më e pabesueshme nga të gjitha faktet e paraqitura në reportazhin e gazetës Pravda, është se anijet e alienëve janë identifikuar nga NASA përmes programit HAARP, program ky që është marrë me studimin e fenomenit të Aurorës në Polin e Veriut në Alaskë.
Tre disqe gjigande UFO-sh janë drejtuar drejt tokës. Është ky lajmi që ka publikuar në një reportazh gazeta Pravda ku sipas saj tre disqe, më i madhi prej tyre më gjerësi 242 km i shoqëruar nga dy anije të vogla, janë identifikuar pas orbitës së Plutonit.
Akoma më e pabesueshme nga të gjitha faktet e paraqitura në reportazhin e gazetës Pravda, është se anijet e alienëve janë identifikuar nga NASA përmes programit HAARP, program ky që është marrë me studimin e fenomenit të Aurorës në Polin e Veriut në Alaskë.
Ndërkohë, NASA, hesht, shkruan kjo gazetë moskovite
Të vetmit që kanë ngritur zërin janë kinezët, të cilat kanë akuzuar amerikanët për mbulim dhe fshehje faktesh për sa i përket ekzistencës së jashtëtokësorëve dhe vizitave të tyre në Tokë.
Pravda e arsyeton reportazhin e saj, duke e lidhur me burime të mirë informuar dhe të sigurt, nga programi jofitimprures, i njohur ndërkombetarisht Hulumtim mbi Ekzistencën e Jetës Jashtëtokësore; SETI (Search forExtraterrestrial Intelligence), duke shtuar se tre anijet do të diktohen dhe do të shihen nga teleskopët optike kur ti afrohen planetit Mars!