E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Për shkak të situatës së përgjithshme në veri, qeveria jonë nuk ka pasur autorizime që planin e Marti Ahtisaarit ta zbatonte edhe ne veri të Kosovës”, ka thënë Kuçi për KIM radio.
Kuēi: Plani i Ahtisaarit edhe pėr veri tė Kosovės





Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se pjesa më e madhe e planit të Ahtisaarit për decentralizimin është realizuar dhe se këtë proces duhet realizuar edhe në veri të Kosovës.

“Për shkak të situatës së përgjithshme në veri, qeveria jonë nuk ka pasur autorizime që planin e Marti Ahtisaarit ta zbatonte edhe ne veri të Kosovës”, ka thënë Kuçi për KIM radio.

Ai ka paralajmëruar se bashkërisht me bashkësinë ndërkombëtare, do të punohet që serbëve të cilët jetojnë atje t’u tregohet dhe ndihmohet në ate se çfarë ofron dhe nënkupton plani.

Duke folur për referendumin e paralajmëruar në veri, Kuçi ka thënë se ai është i panevojshëm.

“Referendumi ka dy kuptime, së pari të sigurojë njëfarë legjitimiteti të përfaqësuesve të serbëve dhe së dyti të shfrytëzohet për luftë politike, por as njëra dhe as tjetra nuk është mirë për ta sepse mund të shfrytëzohet si shembull se si njerëzit ndahen”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Publikuar: 24.01.2012 | 23:02
Lexuar: 235 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime