E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas një komunikate të policisë së Pejës të lëshuar në orët e mbrëmjes, aksidenti kishte ndodhur të hënën rreth orës 13:15 minuta në fshatin Lybeniq të Komunës së Pejës, dhe kjo si pasojë e një tejkalimi në vend të ndaluar.
Pejė: Dy tė vdekur dhe tre tė lėnduar






Masar Praska (1965), dhe Safet Gjurkaj(1969), që të dytë nga qyteti i Pejës kanë humbur jetën dje si pasojë e një aksidenti automobilistik në magjistralen Pejë Deçan, ndërsa të lënduar rëndë kanë mbetur Fadil Margataj (1965), dhe Granit Gjurkaj (1983) nga Peja, si dhe Rexhë Kadriaj (1963) nga fshati. Rastavicë i Komunës së Deçanit.

Sipas një komunikate të policisë së Pejës të lëshuar në orët e mbrëmjes, aksidenti kishte ndodhur të hënën rreth orës 13:15 minuta në fshatin Lybeniq të Komunës së Pejës, dhe kjo si pasojë e një tejkalimi në vend të ndaluar.

"Deri te aksidenti kishte ardhur kurë i dyshuari Granit Gjurkaj, nga Peja me veturën e tij Seat ishte duke qarkulluar në rrugën Deçan Pejë, dhe kur arrin në fshatin Lybinq ndërmerr një veprim të pa sigurt duke tejkaluar në vend të ndaluar duke mos mundur të kthehet në shiritin e tij qarkullues, në tejkalim e sipër në pamundësi të shmangies ka vazhduar të vozisë tërthorë duke u bartur, dhe duke u ndeshur me veturën e tipit Opel Frontera, të cilën ishte duke e drejtuar Rexhe Kadrijaj, nga Rastavica e Deçanit, duke marrë lëndime të rënda trupore", thuhet në komunikatën e Policisë së Pejës.

Pas këtij aksidenti fatal, të gjithë të dyshuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës për t'u dhënë ndihma e parë, mirëpo për Masar Praskan, dhe Safet Gjurkajn ishte vonë, sepse të ndjerët sipas mjekut kujdestar kishin arritur pa shenja jetë në spital, kurse i dyshuari, G. Gjurkaj. drejtuesi i automjetit Opel Frontera, R. Kadriaj dhe F. Margataj janë ndaluar ne Spitalin Rajonal Pejë për tretman mjekësor të mëtutjeshëm.

Publikuar: 25.01.2012 | 10:19
Lexuar: 212 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime