Kryetari i ri i Parlamentit Evropian Jerzhi Buzek e potencoi rëndësinë e integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane, por theksoi se për t'u realizuar ky qëllim nevojitet që vendet t'i përmbushin të gjitha kushtet.

"Situata e Ballkanit për momentin premton. Sot atje më nuk ka tensione, siç shihnim në të kaluarën. Vendet e këtij rajoni tani trokasin në derën e BE-së. Dhe ky është sukses për BE-në. Mund të pranojmë anëtare të reja edhe atë në mënyrë tejet natyrore. Por paraprakisht duhet të përmbushen kushtet", theksoi Buzek në intervistën për gazetën serbe "Veçernje novosti".
Buzek e mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor, për shkak se, siç tha, kjo është me rëndësi esenciale dhe është mënyra e vërtetë që të mbahet barazpeshë dhe të ruhet paqe në rajon, që është e rëndësishme jo vetëm për rajonin, por edhe për të gjithë europianët.
Ai theksoi se liberalizimi i vizave është tejet i rëndësishëm, si për vendet e Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për shtetet e Evropës Lindore.