E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nuk kam dyshime për vullnet politik të liderëve nga BE për ruajtjen e unitetit në eurozonë, por megjithatë janë të nevojshme aktivitete të harmonizuara dhe efikase, theksoi ish ministrja franceze e Ekonomisë.
Legard: Bankrotimi i Greqisė ėshtė i paparamenduar







Drejtoresha e përgjithshme e Fondit monetar ndërkombëtar Kristin Lagard deklaroi se bankrotimi i Greqisë është i paparamenduar.

Deklarata e Lagard vjen në situatë të prolongimit të negociatave mes Athinës dhe kreditorëve privat për shlyerjen e një pjese nga debia greke.

"Varianti i tillë është i paparamenduar. Duhet të arrihet marrëveshje me bankat", deklaroi Lagard në lajmet e djeshme të televizionit Frans 2.

Lagrad theksoi se është arritur marrëveshje dhe kreditorët privat të pësojnë disa humbje dhe shfaqi shpresë për përparim të shpejtë gjatë përcaktimit të madhësisë së pjesës së debisë greke që do të shlyhet.

"Qëllimi është që Greqia të kthehet në nivel të pranueshëm të debisë, në afat mesatar" theksoi Lagard.

Nuk kam dyshime për vullnet politik të liderëve nga BE për ruajtjen e unitetit në eurozonë, por megjithatë janë të nevojshme aktivitete të harmonizuara dhe efikase, theksoi ish ministrja franceze e Ekonomisë.

BE dje shprehi pakënaqësi të fuqishme ndaj Greqisë dhe u kërcënua se do të ndalojë financimin e saj, nëse nuk zbatohen reformat e premtuara ekonomike. Pasi kërkoi përpjekje më të mëdha nga Athina, ministrat e financave të BE-së kërkuan edhe garancë me shkrim për obligimet e ndërmarra nga partitë kryesore politike në Greqi.

Kreditorët privat megjithatë nga ana e tyre e përsëritën qëndrimin se nuk dëshirojnë shlyerje të më shumë se 50 për qind të debisë greke.

Publikuar: 25.01.2012 | 16:08
Lexuar: 180 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime