E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmimet e edicioni të 84-t të "Çmimeve të Akademisë" do të shpërndahen më 26 shkurt në Los Anxhelos dhe siç është tradita, nominimet shpallen që një muaj më parë. Në garë janë punimet e vlerësuara si më të mirat e vitit 2011.
Ēmimet Oskar 2012:









Filmi epik 3D i Martin Skorces, "Hugo", u kandidua më shumë se të gjithë filmat e tjerë, ndërsa komisioni i çmimeve "Oscar" shpalli pretendentët për vlerësimin më prestigjioz në botën e kinematografisë.

Midis 11 kategorive ku "Hugo" është kandidat përfshihet edhe ajo e "filmit më të mirë" dhe "regjisorit më të mirë", ndërsa Meryl Streep e George Clooney figurojnë midis të kandiduarve për të fituar në kategeritë e Aktores dhe Aktorit më të Mirë Protagonist.

Çmimet e edicioni të 84-t të "Çmimeve të Akademisë" do të shpërndahen më 26 shkurt në Los Anxhelos dhe siç është tradita, nominimet shpallen që një muaj më parë. Në garë janë punimet e vlerësuara si më të mirat e vitit 2011.

Hugo, historia e një djali jetim që jeton brenda një ore gjigante në një stacion francez treni pasohet nga filmi pa zë "Artisti" ("The Artist"), i cili konkurron për të fituar dhjetë çmime "Oscar".

Francezi Michel Hazanavicius është në garë për të fituar çmimin e skenaristit më të mirë dhe regjisorit me të mirë në komedi, ndërsa bashkëshortja e tij, Berenice Bejo, është kandiduar si aktorja më e mirë joprotagoniste.

Ylli i filmit "Artisti", Jean Dujardin, konkurron për "Oscar" e aktorit më të mirë përkrah Clooney (për rolin në The Descendants), Demian Bichir (A Better Life), Brad Pitt (Moneyball) dhe britanikut Gary Oldman (Tinker Tailor Soldier Spy).

Streep, e cila realizoi një interpretim të përkryer të ish-Kryeministres së Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher, në filmin "Iron Lady" (Zonja e Hekurt), ka marrë kandidimin e saj të 17, më shumë se çdo aktor tjetër.

Kandidatet e tjera për të fituar në kategorinë e Aktores më të Mirë Protagoniste janë Glenn Close (Albert Nobbs), Viola Davis (The Help), Roonet Mara (The girl with a Dragon Tattoo) dhe Michelle Williams (My week with Marilyn).

Pas "Hugo" dhe "Artistit", filmat e përzgjedhur për më shumë çmime "Oscar" ishin "Ndihma" (The Help), "Topi i Parave" (Moneyball), "Kali i Luftës" (War Horse) me nga gjashtë kandidime dhe "Pasardhësit" (The Descendants), me pesë.

Publikuar: 25.01.2012 | 16:10
Lexuar: 237 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime