Ai ishte aq i lodhur me të, sa organizonte me sa të mundej takime jashtë vendit për të, në mënyrë që ta hiqte qafë dhe të mos e kishte vërdallë.
Ai ka qenë udhëheqësi i hekurt i njërit prej shteteve vasalë më besnike të Bashkimit Sovjetik. Komandonte një ushtri prej 1 milion njerëzish dhe përballej me NATO-n. Por lideri i Gjermanisë Lindore, Erik Honeker, nuk duronte diçka
gruan e tij, Margot.
Ai ishte aq i lodhur me të, sa organizonte me sa të mundej takime jashtë vendit për të, në mënyrë që ta hiqte qafë dhe të mos e kishte vërdallë.
Madje pas shpine edhe ai e quante atë dragoi i purpurt, njësoj siç njihej edhe në popull për shkak të ngjyrës së flokëve.
Këto informacione kanë dalë nga dosjet e shërbimit sekret gjerman, publikuar së fundmi.
Dhe meqë ajo lëvizte lirshëm nëpër vendet e botës, Honeker kishte mundësi të zhytej në afera seksuale. Nuk ishte më ndryshe as ajo. Ajo kishte të dashur një nga ekonomistët më të njohur në vend.
Heneker ishte një grabitqar seksual, thuhet në dokumentet e shërbimit sekret, aq sa byroja politike i bëri presion të martohej me Margot, për të ndaluar gjuetinë ndaj femrave të reja.
E kështu ndodhi. Por Margot ia nxiu jetën, aq sa ai shpesh thoshte se po e tërbon. Ndërsa martesa po i shkonte kaq keq, Honeker pyeste bashkëpunëtorët e tij: A thua e kanë këtë problem edhe liderët perëndimorë?