E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shkolla është pjesë e SHF-së qendrore "Rexh Rushit Zajazi" në fshatin Zajaz nga komuna e lartpërmendur. kompetentët e pranojnë realitetin, por ndërtimi i objektit të ri shkollor po vijon shumë ngadalë, që i revolton prindërit.
Bojkotim i mėsimit nė Strogomishten tė Madh nė komunėn e Zajazit









Për shkak të kushteve ekstreme të këqia në objektin e vjetër shkollor në fshatin Strogomishten të Madh në komunën e Zajazit, prindërit e nxënësve e vazhduan bojkotimin e mësimit që e filluan ditën e hënë.

Shkolla është pjesë e SHF-së qendrore "Rexh Rushit Zajazi" në fshatin Zajaz nga komuna e lartpërmendur. kompetentët e pranojnë realitetin, por ndërtimi i objektit të ri shkollor po vijon shumë ngadalë, që i revolton prindërit.

"Askush nuk e hedh poshtë faktin se objekti i vjetër është në gjendje të vështirë përfundimtare, sepse me ndihmën e kompetentëve nga komuna dhe Ministria e Arsimit filluam që të ndërtojmë shkollë të re, por ndërtimi po shkon në faza dhe sipas mundësive. Prandaj, si zgjidhje e përkohshme e prindërve u ofruam deri te përfundimi i objektit të ri mësimi të mbahet në hapësirat e shkollës qendrore në Zajaz, por prindërit deri në këtë moment nuk e pranuan këtë opsion të përkohshëm", deklaroi drejtori i "Rexh Rushit Zajazi" Sulejman Dervishi.

Publikuar: 25.01.2012 | 19:14
Lexuar: 197 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime