E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë vizitës së tij në Malin e Zi, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me kryetarin e Unionit Demokratik Shqiptar (pjesë e koalicionit qeverisës), Mehmet Zenka.
Berisha takoi drejtues tė forcave politike shqiptare nė Mal tė Zi











Gjatë vizitës së tij në Malin e Zi, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me kryetarin e Unionit Demokratik Shqiptar (pjesë e koalicionit qeverisës), Mehmet Zenka.

Deputeti Zenka, duke shprehur kënaqësinë që priste në Podgoricë, kryeministrin shqiptar Berisha, i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta të shqiptarëve të Malit të Zi. Deputeti Zenka, në emër të shqiptarëve të Malit të Zi, i shprehu kryeministrit Berisha vlerësimin për kontributin e jashtëzakonshëm te tij personal dhe të qeverise shqiptare për promovimin e interesave kombëtare të shqiptareve në Mal të Zi dhe kudo që ata jetojnë.

Gjatë këtij takimi, Zenka e informoi kryeministrin Berisha për progresin e arritur nga shqiptarët në Mal të Zi, për përpjekjet për promovimin e interesave te tyre dhe te kombit si në kuadër te qeverise se koalicionit, ashtu edhe ne drejtim të institucioneve te tjera e më gjerë në Malin e Zi.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha, duke falënderuar për pritjen e ngrohtë shprehu kënaqësinë e veçante për progresin që shqiptaret e Malit te Zi kanë arritur gjatë kësaj periudhe.

Më tej, kryeministri Berisha theksoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve si dhe rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare në projektet e rëndësishme te bashkëpunimit ne fushën e infrastrukturës, arsimit, turizmit, etj.

Kryeministri Berisha theksoi se këto projekte do ti shërbejnë rritjes se bashkëpunimit, miqësisë dhe shkëmbimeve tregtare, ekonomike, turistike etj, mes të dy vendeve ne tërësi, si dhe konsolidimit të mëtejshëm të lidhjeve të ngushta midis shqiptareve ne te dy vendet ne shërbim te interesit më të mirë të tyre dhe forcimit te miqësisë mes vendeve tona.

Kryeministri Berisha zhvilloi gjithashtu një takim me drejtues të tjerë të partive shqiptare, përkatësisht, Mehmet Bardhi, Kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Vasil Sinishtaj i Koalicionit Shqiptar Perspektiva dhe Genci Nimanbegu, kryetar i Forca e Re Demokratike.

Drejtuesit e partive shqiptare shprehën kënaqësinë e tyre të prisnin në takim, Kryeministrin Berisha, të cilit i shprehën vlerësimin për kontributin e tij personal dhe të qeverise shqiptare në mbështetjen e përpjekjeve të shqiptarëve të Malit të Zi për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin e tyre kombëtar e kulturor.

Gjatë këtij takimi, drejtuesit e partive shqiptare e njohën kryeministrin Berisha me rolin dhe angazhimin e vazhdueshëm të forcave politike shqiptare në jetën politike të vendit, duke theksuar se përpjekjet e tyre për progresin e shqiptarëve të Malit të Zi nuk do të reshtin asnjëherë. Gjithashtu, ata e njohën kryeministrin Berisha me disa prej problematikave të ndryshme, në lidhje me avancimin e te drejtave te komunitetit shqiptar, si në infrastrukturë apo arsim, për të cilat u shprehën se është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje sa më e drejtë në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që takohej me përfaqësuesit e forcave politike shqiptare dhe i përgëzoi ata për rolin dhe kontributin e dhënë në jetën politike të vendit, si dhe për angazhimin e tyre në progresin e arritur nga shqiptarët në Mal të Zi.

Publikuar: 26.01.2012 | 00:48
Lexuar: 179 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime