E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria e Bujqesise ndalon importimin e qumeshtit si dhe te produkteve me baze qumeshti, qe kane origjinen nga Kina. Megjithese skandali i qumeshtit kinez me permbajtje melamine ka plasur qe prej nje muaji, vetem dje doli urdhri i Ministrit te Bujqesise, Jemin Gjana, qe te bllokohen te gjitha produktet qe vijne nga ky vend
Qumeshti kinez, bllokohet importi
Urdhri

Ne urdhrin e leshuar dje nga MBUK-ja urdherohet qe pervec ndalimit te importit te qumeshtit dhe produkteve me baze qumeshti me origjine nga Kina, te bllokohet edhe qumeshti dhe produktet me baze qumeshti qe tashme jane te magazinuara ne vendin tone. Ky proces bllokon keto produkte deri ne analizimin e tyre per permbajtjen e melamines ne nje laborator te nje vendi te Bashkimit Europian. Nese pas analizimit permbajtja e melamines eshte mbi limitet e percaktuar ne standarde, produkti asgjesohet menjehere. Gjithashtu, ne kete urdher saktesohet se bllokohet tregtimi i qumeshtit dhe produkteve me baze qumeshti qe ndodhen ne treg me origjine nga Kina deri ne marrjen e rezultateve te analizave per permbajtjen e melamines. "Operatori i biznesit ushqimor pergjegjes per importin ose tregtimin e produkteve te larte permendura, merr masat per terheqjen e tyre nga tregu ne rast se pas analizimit ne nje laborator te nje vendi te BE-se, permbajtja e melamines eshte mbi limitet e percaktuar ne standarde dhe kryen menjehere asgjesimin e produktit", thuhet ne urdher. Nderkohe, subjekti qe eshte pergjegjes per kete produkt do te mbuloje edhe koston financiare te analizimit, kur permbajtja e melamines eshte mbi normat e dhena ne standard, si dhe asgjesimit te produktit kur ai eshte i nevojshem.

Qumeshti

Pas analizave qe i jane bere qumeshtit ne Kine ka rezultuar se jo vetem qumeshti pluhur por edhe ai i lengshem, rezulton te jene i ndotur nga melanina. Keshtu, produktet e qumeshtit nga tre fabrika kineze kane rezultuar pozitive pas testeve, per nje lende kimike qe u ka marre jeten deri me tani kater foshnjave dhe ka semure mbi gjashte mije te tjere, pas perdorimit ne formen e qumeshtit pluhur per femije. Kampionet pozitive vinin nga fabrikat "Mengniu", "Yili" dhe "Bright". Te gjithe kampionet mbanin gjurme tripolicianamidi, i njohur ndryshe si melamine. Kimikati ka rezultuar keshtu i pranishem, pervec qumeshtit pluhur, edhe ne qumeshtin e lengshem dhe ne kosin per femije, duke bere qe te pakten dy rrjete te medha supermarketesh ne Hong-Kong te fillojne te terheqin produktet qe vijne nga keto kompani. Nga 175 kompanite kineze qe prodhojne qumesht per bebe, te pakten 66 e kane ndaluar prodhimin. Ekspertet e shendetesise thone se melamina mund te shkaktoje gure ne veshka, ulcere ne rruget urinare, si dhe inflamacione te syve dhe lekures.

SHBA, te paprekur nga qumeshti kinez

Agjencite amerikane te ushqimit, duke provuar te qetesojne konsumatoret, thone se qumeshti kinez nuk ka hyre ne tregjet e Shteteve te Bashkuara. Zyrtaret kane kryer kontrolle ne te peste kompanite qe prodhojne qumesht pluhur ne SHBA dhe ka rezultuar se asnje prej tyre nuk ka perdorur formula apo materiale baze qe vinin nga Kina. Ky episod eshte i fundit, ne nje radhe te gjate produktesh te demshme te prodhuara ne Kine. Mijera qen dhe mace ne SHBA u semuren, disa edhe ngordhen vitin e shkuar, pasi iu dha ushqim i prodhuar ne Kine, qe ne permbajtje kishte melamine, te njejtin kimikat te gjetur edhe ne qumeshtin pluhur. Tetorin e shkuar, te pakten 69 mije lodra te prodhuara ne Kine u terhoqen nga tregjet ne SHBA, per shkak te shqetesimeve per produktet e perdorura. Ne nentor u zbulua se nje tjeter loder, shume popullore, ishte e kontaminuar me nje kimikat toksik. Ndersa ne shkurt, nje shperndares karamelesh ne Meriland terhoqi nga tregu nje sasi te madhe produktesh te ardhura nga Kina, pasi ishin gjetur ne to copeza metali.

Publikuar: 04.10.2008 | 21:45
Lexuar: 1448 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime