Raporti përfshin 45 shtete mes të cilave edhe Maqedoninë - 27 anëtarë të BE-së, Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, tetë kandidatë për anëtarësim në BE si dhe gjashtë shtete nga partneriteti lindor Armenia, Azarbejxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.
Banka Botërore në raportin më të ri parashikon se Evropa në pesë dekadat e fundit do të humbasë rreth një milionë punëtorë në vit dhe për zgjidhje të problemit me uljen e fuqisë së punës do të nevojitet koncensus i ri i përgjithshëm, kumtoi Instituti në raportin pas analizës së 45 shteteve në Evropë.
Me popullatë e cila plaket dhe me natalitet të zvogëluar, ndërsa pa ndryshime në politikën për punësim, imigrim dhe pensione, Evropa do të humbasë rreth pesë milionë punëtorë në vit në pesë dekadat e ardhshme. Projeksionet janë se fuqia e punës në Evropë do të zvogëlohet prej 325 milionë në 275 milionë, thuhet në raportin e Bankës.
Raporti përfshin 45 shtete mes të cilave edhe Maqedoninë - 27 anëtarë të BE-së, Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, tetë kandidatë për anëtarësim në BE si dhe gjashtë shtete nga partneriteti lindor Armenia, Azarbejxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.
Tregohet se edhe krahas kësaj evropianët e zvogëlojnë orarin e punës dhe amerikanët sot punojnë një muaj më shumë në krahasim me holandezët, francezët, gjermanët dhe suedezët.
Burrat në Poloni, Turqi, Hungari dhe Francë dalin në pension më shumë se tetë vite më herët se sa në mesin e viteve të 60-ta, thekson Banka Botërore.
Paralajmërojnë se ajo krijon një presion të madh mbi financat publike të cilat janë të ngarkuara me shpenzime për servisim të debisë më të madhe publike.
"Evropa do të duhet të punojë në më shumë fronte, dhe të zgjedhë probleme me mungesë të fuqisë së punës - ta rrisë konkurrencën në vendet e punës, përparim të mobilitetit në fuqi të punës dhe ta studiojë politikën imigruese. Për këtë është e nevojshme një koncensus i ri i përgjithshëm", thuhet në raportin e Bankës Botërore