E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në pikat do të ketë përfaqësues të bankve, ndërsa qytetrët atje do munden të parshtrojnë kërkesa. Dorëzimi i kërkesave do të zgjatë deri më 1 mars pas çka do të pasojë shqyrtimi i aplikimeve, ndërsa kreditë e para priten të miratohen në fillim të prillit të këtij viti.
Karavan informativ pėr projektin







"Si deri në shtëpinë tënde" është motoja e karavanit informativ që fillon sot në organizim të Ministrisë së Financave. Qëllimi është që qytetarët të marrin informata më të hollësishme për projektin "Blej shtëpi, blej banesë", i cili startoi dje.

Fillimi i karavanit sot në sheshin "Maqedonia" do ta fillojë zëvendëskryeministri dhe ministër i Financve, Zoran Stavreski.

Pikat infirmative do të hapen në të gjitha qytetet më të mëdha në vend.

Në pikat do të ketë përfaqësues të bankve, ndërsa qytetrët atje do munden të parshtrojnë kërkesa. Dorëzimi i kërkesave do të zgjatë deri më 1 mars pas çka do të pasojë shqyrtimi i aplikimeve, ndërsa kreditë e para priten të miratohen në fillim të prillit të këtij viti. Kërkesat mund të parashtrohen deri te bankat "NLB Tutunska", "Stopanska - Shkup", "Banka e Ohrit", "Shparkase", "Prokredit", "Alfa", "TTK" dhe "Stopanska - Manastir".

Kredia mund të merret për banesë të re, shtëpi të re dhe rindërtim të shtëpisë. Kredia është me vlerë maksimale prej 50.000 eurove, ndërsa mund të zgjidhet mes dy modeleve. I pari është gjysmë kësti dhe ai jep mundësi Qevria pesë vite ta paguajë gjysmën nga kësti mujor nga kredia banesore e qytetarëve. Modeli i dytë është gjysmë pjesëmarrje, Qeveria të paguajë gjysmën nga pjesëmarrja që të fitohet kredi banesore. Tek të dy modelet shkalla e kamatës është e autorizuar, gjegjësisht shumë më e vogël nga ajo e tregut. Në rastin e modelit gjysmë kësti shkalla e kamatës do të jetë 4,99 për qind në tre vitet e para, gjegjësisht 5,5 për qind në vitin e katërt dhe të pestë. Tek modeli i dytë, shkalla e kamatës është eurolibor plus 4,5 për qind dhe kjo do të jetë gjatë tërë kohës së projektit.

Në projekt mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët, ndërsa përparësi kanë ata të cilët kanë të ardhura më të ulëta. Kusht është që të ardhurat e kredikërkueseve të jenë deri 900 euro në muaj, por edhe çmimi i metrit katror të mos tejkalojë 900 euro. Planifikohet të ndahen sivjet 2,500 kredi. Nëse paraqitet interes më i madh, mund të shqyrtohet mundësia e rritjes së mjeteve.

Qeveria dhe bankierët presin interes të madh, por pritet edhe të motivohet ndërtimi i banesave dhe ulja e çmimit të patundshmërive.

Publikuar: 26.01.2012 | 13:15
Lexuar: 922 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime