E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas raportit të ri, Maqedonia radhitet në vendin e 94, duke rënë për 60 vende më poshtë nga viti 2009, ku ishte e pozicionuar në vendin e 34. Edhe në vitin 2010 kishte rënie drastike duke rënë në vendin e 68, mirëpo raporti i fundit ka fundosur lirinë e medieve.
Maqedonia shėnon rėnie tė lirisė sė medieve










Maqedonia ka shënuar rënie të thellë sa i përket lirisë së medieve në raportin e publikuar nga "Reporterët pa Kufij" për vitin 2010. Shumica e medieve maqedonase nuk kanë publikuar raportin, duke e fshehur atë, pasi që vendi rangohet në listën e vendeve ku nuk respektohet liria e medieve.

Sipas raportit të ri, Maqedonia radhitet në vendin e 94, duke rënë për 60 vende më poshtë nga viti 2009, ku ishte e pozicionuar në vendin e 34. Edhe në vitin 2010 kishte rënie drastike duke rënë në vendin e 68, mirëpo raporti i fundit ka fundosur lirinë e medieve.

Para Maqedonisë tashmë janë të renditura vendet e tjera të rajonit si Greqia, Kosova, Serbia dhe Bullgaria, ndërsa këto vende para dy viteve ishin shumë më poshtë.

Ndër shkaqet për gjendjen e tillë të medieve janë presionet e pushtetit, kriza ekonomike, varësia dhe përdorimi i medieve për qëllime private dhe kriminale si dhe vetëcensurimi i gazetarëve.

Publikuar: 26.01.2012 | 13:45
Lexuar: 195 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime