Gjatë gjithë procedurave për ndryshimin e emrit, Komuna e Çairit ka respektuar Badenterin, ndërsa vendimi futet në fuqi pasi të dalë në gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë.
Ende pa përfunduar muaji i parë i vitit 2012, komuna Çair, për datëlindjen shekullore të Pavarsisë së Shqipërisë, sjell një ndryshim historik rreth shkollave të Çairit.
Shpekulohej shpesh herë, madje dhe thuhej që kjo është një ëndërr e paprekshme për ne shqiptarët. Sot, shkollat e shumë dekadave që derdhën djersën për të sjellur vlera kulturore e arsimore mbi popullin tonë shqiptar në komunën tonë, emërohen me emra të luftëtarëve, atdhedashësve të kombit tonë shqiptar, pas shumë propozim emrave që kanë ardhur nga vetë qytetarët dhe këshill grupeve nga shkollat e mëposhtme:
- Shkolla fillore- Nikolla Vapcarov, do të emërohet me emrin e dëshmorit Imri
Elezi;
- Shkolla fillore Jane Sandanski, do të emërohet me emrin Jashar Bej Shkupi ;
- Shkolla fillore Cvetan Dimov, do të emërohet me emrin Ismail Qemali ; dhe,
- Shkolla fillore Rajko Zhinzifov, do të emërohet me emrin Hasan Prishtina.
Gjatë gjithë procedurave për ndryshimin e emrit, Komuna e Çairit ka respektuar Badenterin, ndërsa vendimi futet në fuqi pasi të dalë në gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë.