Mëtutje, në fjalimin e tij para gazetarëve në Bruksel, ai ka theksuar se Kosova dhe Serbia, duhet të gjejnë zgjidhje të përhershme për shumë çështje të rëndësishme dhe të kontribuojnë më procesin e pajtimit dhe të normalizimit në rajon.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka deklaruar sot në Bruksel, se aleanca veriatlantike politikisht e ka vazhduar mbështetjen e dialogut Beograd Prishtinë, nën ombrellën e Bashkimit Evropian, që është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza.
Mëtutje, në fjalimin e tij para gazetarëve në Bruksel, ai ka theksuar se Kosova dhe Serbia, duhet të gjejnë zgjidhje të përhershme për shumë çështje të rëndësishme dhe të kontribuojnë më procesin e pajtimit dhe të normalizimit në rajon.
Sipas tij, trupat e NATO-s, e kanë ruajtur sigurinë dhe mbrojtjen për të gjithë njerëzit në Kosovë, me kujdes, me vendosmëri dhe në mënyrë të paanshme dhe se KFOR-i ndihmon në forcimin e paqes dhe të zgjidhjes politike për Kosovën, duke vepruar neutral ndaj statusit.
Zoti Ramsusen tha theksuar se në tërësi pajtohet me deklaratën e kryesuesit të Komitetit ushtarak të NATO-s, Knud Bartels, se NATO-ja përpiqet të krijoj hapësirë për zgjidhje politike në veriun e Kosovës.