E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Që kur është paraqitur spekulimi se Khloe Kardashian nuk është vajza e të ndjerit Robert Kardashian-it mediet janë duke u përpjekur ta zbulojnë kush është në të vërtetë babai biologjik i njërës prej tri motrave të njohura Kardashian.
Bija e floktarit






Që kur është paraqitur spekulimi se Khloe Kardashian nuk është vajza e të ndjerit Robert Kardashian-it mediet janë duke u përpjekur ta zbulojnë kush është në të vërtetë babai biologjik i njërës prej tri motrave të njohura Kardashian.

Mediet amerikane pohojnë që në pyetje është floktari i nënës së saj, ndërsa fotografinë e tij që e publikuan tregon ngjashmëri të madhe me Khloe-n. Kështu tani familja e njohur Kardashian është duke “luftuar” edhe me një skandal të radhës, pra me “babanë biologjik” të Khloe Kardashian-it, njeriun me emrin Alex Roldan, i cili në tridhjetë vitet e fundit ishte floktari i nënës së saj, Kris Jenner-it.

Është interesante që emri i mesëm i Khloe-s është Alexandra, që interpretohet se ka lidhje me emrin e Alex Roldan-it, dhe ajo është më e gjata nga tri motrat, që sipas medieve është tipar që e trashëgoi nga i ati. Po ashtu, ky reality yll edhe vetë disa herë kishte thënë se nuk ngjanë me anëtarët e tjerë të familjes.

Nëna e saj, Kris Jenner e pranoi se kishte pasur aferë deri ishte në martesë me të ndjerin Robert Kardashian-in, por shton se kjo kishte ndodhur 18 muaj pasi që kishte lindur Khloe.

Publikuar: 27.01.2012 | 10:04
Lexuar: 385 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime