Sipas QMK-së, në Brezë mbulesa e dëborës është rreth dy metra. Në shkollën janë bllokuar pesë arsimtarë, ndërsa njërit i nevojitet intervenim mjekësor. Për shkak të kushteve të këqia kohore nuk munden të kthehen deri te automjeti i tyre i cili është lënë në fshatin Gushincë.
Pesë arsimtarë në shkollën fillore në fshatin Brezë dhe shtatë në shkollën në fshatin Malinë janë bllokuar për shkak të pakalueshmërisë së rrugëve nga mbulesa e madhe e dëborës.
Qendra për menaxhim me krizat kërkoi nga Shtatmadhoria e ARM-së që të angazhojë helikopter për nxjerrjen e arsimtarëve gjatë ditës.
Sipas QMK-së, në Brezë mbulesa e dëborës është rreth dy metra. Në shkollën janë bllokuar pesë arsimtarë, ndërsa njërit i nevojitet intervenim mjekësor. Për shkak të kushteve të këqia kohore nuk munden të kthehen deri te automjeti i tyre i cili është lënë në fshatin Gushincë.
Për shkak të grumbullimit të borës, i pakalueshëm është edhe aksi rrugor f. Gushincë - f. Brezë në gjatësi prej tetë kilometrave dhe për automjete për terren. Atje nxënësit nuk kanë mundësi ta ndjekin mësimin.
QMK Shkup është në kontakt me firmën e cila e pastron rrugën drejt Brezës dhe Malinës, por rruga ende nuk pastrohet për shkak të kushteve të këqia kohore.
QMK-ja informon se aksi rrugor P 523 Berovë-Strumicë nuk ka ndërprerje të plotë për lëvizje, por është e domosdoshme posedimi të pajisjes dimërore. Ende është i pakalueshëm aksi rrugor Gjevgjeli - Smërdliva Voda - Ski qendra "Kozhuf".
Sipas LAMM komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në vend po zhvillohet në kushte dimërore, i ngadalësuar dhe i vështirësuar, me mbetje të borës nëpër rrugët.
Rekomandohet ngarje e kujdesshme në kushte të vështirësuara të komunikacionit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes nëpër rrugë të rrëshqitshme dhe mbajtje të distancës mes automjeteve, posaçërisht në vende ku ka rrëshqitje të shpeshta të dheut. Intensiteti i qarkullimit është mesatar jashtë mjediseve të qytetit. Në vendkalimet kufitare nuk vërehen pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.