"Viti i kaluar ishte vit i druajtjes së madhe (rreth krizës debitore). Në fillim të vitit 2012 ndjehemi pak më qetë për shkak progresit të realizuar", deklaroi drejtori i "Berkliz", Bob Dajmon.
Bankierët prijës botërorë që marrin pjesë në Forumin ekonomik botëror në Davos shprehin optimizëm rreth verdiktit të krizës debitore në eurozonë dhe besojnë se do të arrihet marrëveshje me të cilën, sipas tyre, bankrotimi i pritur i Greqisë, do të shkaktojë pasoja më të vogla.
Njerëzit udhëheqës të bankave "Xhej-Pi Morgan Çejs", "Barkliz", "Sitigrup" dhe UBS vlerësojnë se është arritur përparim në zgjidhjen e krizës në eurozonë, së pari duke përmendur vendimin e muajit të kaluar të Bankës Qendrore Evropiane, t'u ofroj institucioneve bankare kredi në vlerë të përgjithshme prej 500 milionë eurove për periudhë prej tre viteve, që sipas tyre, paraqet pikë të mundshme të kthesës pas kaosit trevjeçar në bursat, e cila rrezikoi edhe disa nga aktorët kryesues në sektorin bankar.
"Viti i kaluar ishte vit i druajtjes së madhe (rreth krizës debitore). Në fillim të vitit 2012 ndjehemi pak më qetë për shkak progresit të realizuar", deklaroi drejtori i "Berkliz", Bob Dajmon.
Sipas tij edhe krahas progresit, megjithatë ende të gjithë janë ende të kujdesshëm, sepse sfidat para të cilave gjendet eurozona edhe më tej paraqesin kërcënim për rritjen ekonomike.
Bankarët janë të kënaqur edhe nga përparimi që e bëri BE-ja me arritjen e marrëveshjes për krijimin e unionit fiskal në suaza të eurozonës, si dhe tejkalimin e problemeve financiare dhe likuiditetin e bankave evropiane.
"Injeksioni me huatë trevjetore të BQE-së e largoi rrezikun e madh në lidhje me likuiditetin e bankave", vlerëson drejtor i "Xhej-Pi Morgan Çejs", Xhejmi Dimon.
Bankierët prijës botërorë shpresojnë se kriza debitë do të mbetet specifike dhe rast i izoluar në suaza të eurozonës dhe se ajo mund të tejkalohet me shpalljen e bankrotimit të kontrolluar të vendit.
"Mes nesh ekziston konsensus rreth mendimit se do të vijë deri te bankrotimi i kontrolluar i Greqisë. Sa i përket vendeve të tjera nga eurozona, nuk jemi shumë të shqetësuar", deklaroi drejtoi i bankës zvicerane UBS, Serxho Ermoti.