Ai potencoi se biznesmenët deri në fund të vitit do të mund të dorëzojnë propozime për thjeshtësimin dhe eliminimin e barrierave administrative përmes plotësimit të thjeshtë të formularëve dhe parashtrimin e tyre deri te Ministria ose në mënyrë elektronike.
Ndërmarrjet mikro dhe makro do të jenë një grup tërësor i fazës së katërt nga projekti i gijotinës rregullatore. Siç tha sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski para përfaqësuesve të biznes-bashkësisë në Kumanovë, deri në fund të muajit prill të këtij viti Qeveria planifikon që të dalë me masa konkrete për përmirësimin e klimës afariste në këtë segment, por edhe me afatet për implementimin e tyre, si dhe për përshtatjen e institucioneve dhe legjislativës.
"Realizimi i detyrave të cilat janë para nesh nuk do të jetë e lehtë. Konsiderojmë se mënyra e tillë e drejtpërdrejtë e komunikimit me sipërmarrësit është më i përshtatshëm. Me rëndësi është që të hapim diskutim konstruktiv. Atë që mund menjëherë, do ti përgjigjemi, por, megjithatë, çdo vërejtje dhe sugjerim do të shqyrtohet me kujdes në komisionet qeveritare", theksoi Ivanovski.
Ai potencoi se biznesmenët deri në fund të vitit do të mund të dorëzojnë propozime për thjeshtësimin dhe eliminimin e barrierave administrative përmes plotësimit të thjeshtë të formularëve dhe parashtrimin e tyre deri te Ministria ose në mënyrë elektronike.
Konkurrenca jolojale, tatimi i lartë i pasurisë, pamundësia për pagesë të kërkesës, likuiditeti dhe pabarazia e kompanive me subjektet tjera në shtet gjatë rregullimit të listave të pasurisë sipas parimit një euro për metër katror, janë problemet më të flakta me të cilat përballen kompanitë. Ata nga faza e ardhshme e gijotinës rregullative presin përparim dhe lirim (dobësim) të shërbimeve gjatë marrjes së miratimeve, dokumenteve, lejeve dhe licencave, si dhe shkurtim të afateve.
"Jemi të sigurt se rregullativa e caktuar, në vend pozitivisht, mund të ndikojë negativisht nga arsyet objektive siç është mospasja e shërbimit juridik në ndonjë firmë e cila do t'i ndjek ndryshimet ligjore. Duhet të dakordohemi se ekzistojnë rregullativa për zbatimin e së cilave nuk ka dilemë - dhënia e llogarive fiskale ose paraqitja e punëtorëve, por ekszitojnë shumë ku realisht mund të intervenojmë", theksoi Mitko Aleksov, drejtor në Bashkimin i odave ekonomike.
Ai theksoi se për momentin ka 160 baza pas së cilave kompanitë mund të je dënohen, ndërsa gjoba prej 10.000 eurove për ndërmarrjet e vogël është më e lartë dhe praktikisht më fatal, ose do të thotë falimentim.
Ministri Ivanovski e prezantoi regjistrin elektronik të rregullave dhe edhe një herë përmendi se reformat në administratë në mënyrë intensive po zbatohen, ndërsa vazhdon edhe zhvillimi i shoqërisë informatike me qëllim të shërbimeve më efikase dhe më kualitative për qytetarët. Është bërë, shtoi, edhe një softuer i cili do të mundësojë ndjekje të inspektorëve sepse ka ankesa, siç tha, janë edhe të selektuara gjatë vizitës së kompanive të caktuara në komunat e vogla.
Ministria e Financave, informon Ivanovski, tani më po përgatit ligj për obliguesit i cili do tu del në pritje bizneseve gjatë pagesës së kërkesave.
Takimi i sotëm me biznesmenët nga Kumanova është i pari nga të planifikuara në gjithsej 20 komuna që duhet të realizohen në tetë javët e ardhshme.