Klinton në bisedën me të punësuarit në Departamentin e Shtetit tha se ka nevojë për pushim pas 20 viteve në politikë, nga zonja e parë, përmes senatores dhe fushatës zgjedhore, e deri te funksionin sekretare e shtetit.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilar Klinton deklaroi se dëshiron të dalë nga politika e lartë pas 20 viteve pjesëmarrje aktive, duke i mohuar në këtë mënyrë spekulimet se do të mbetet edhe në administratën e ardhshme të Barak Obamës përderisa zgjidhet përsëri president.
Ajo megjithate nuk e përjashtoi në tërësi mundësinë që të kthehet në poltikë, pasi që do të vlerësojë nëse për këtë ka forca.
Klinton në bisedën me të punësuarit në Departamentin e Shtetit tha se ka nevojë për pushim pas 20 viteve në politikë, nga zonja e parë, përmes senatores dhe fushatës zgjedhore, e deri te funksionin sekretare e shtetit.
"Qartë e kam bërë të ditur se do të mbetem në funksion derisa presidenti nuk emëro dikë, por mendoj se pas 20-të viteve politikë ide e mirë është që të shoh se sa jam e lodhur nga të gjitha", tha ajo.
Me funksionin të cilin tani e kryen Klinton, nuk ka të drejtë të marrë pjesë në fushatën zgjedhore.