E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Megjithatë Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve është shprehur dakord për ndjekjen penale të tre deputetëve të PS-së.
U hiqen imunitetet tre deputetevė socialist









Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve nuk ka dëgjuar sot në seanca dëgjimore të veçanta deputetët e Partisë Socialiste, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare, për të cilët Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e imunitetit, lidhur me rolin e tyre në protestën e 21 janarit.

Duket se shkak për këtë është bërë një letër e dërguar nga ta, ku pranojnë heqjen e imunitetit, ndërsa shpjegimet pritet t'i japin në seancën plenare të radhës, sic thuhet në letër.

Megjithatë Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve është shprehur dakord për ndjekjen penale të tre deputetëve të PS-së.

Kështu, Këshilli do të dërgojë në Kuvend raportin për heqjen e imuniteteve të tre deputetëve, ku edhe pritet do të marrë miratimin. Më pas 3 deputetët do të mund të hetohen nga Prokuroria për ngjarjet e 21 janarit.

Publikuar: 27.01.2012 | 15:02
Lexuar: 467 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
aldo (27/01/2012 18:59:20) mendoj se zonja Topalli eshte shume e zonja per te drejtuar shtetin shqiptar e shpresoj ne nje te ardhe te jete zonja Topalli duke drejtuar shqiperine

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime