Duke e cilësuar lidershipin e opozitës, Edi Rama si përgjegjësin dhe skenaristin e demonstratës së një viti më parë, Topalli tha se kryesocialistin se shpëton asgjë nga përgjegjësia e dhunës ndaj institucioneve.
Rama nuk gjen shpëtim te letrat që i dërgon Kryeprokurores
Hetimet e Prokurorisë për dhunën e 21 janarit të vitit të kaluar, kanë rikthyer dje debatet në Kuvend. Gjatë seancës plenare, mazhoranca dhe opozita kanë ngritur polemika rreth përgjegjësive të demonstratës që tentoi të kthehej në Kryengritje kundër institucioneve demokratike dhe hetimeve të organit të akuzës.
Në fjalën e saj, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kërkoi zbardhjen e organizatorëve të dhunës së 21 janarit dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Duke e cilësuar lidershipin e opozitës, Edi Rama si përgjegjësin dhe skenaristin e demonstratës së një viti më parë, Topalli tha se kryesocialistin se shpëton asgjë nga përgjegjësia e dhunës ndaj institucioneve.
Unë dhe ju e dimë se ajo ishte e planifikuar dhe organizuar me të gjitha mjetet, me bomba-molotov, 5 orë rrethim ndërtesës së Kryeministrisë. Natyrisht planifikuesit dhe organizuesit do të përgjigjen. I pari që do japë përgjigje për dhunën e 21 janarit ndaj institucioneve është Edi Rama, u shpreh kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Sipas saj, Edi Rama i është drejtuar me një letër prokurores së përgjithshme, por atë nuk e shpëton dot kjo letër.
I kishte çuar një letër kryeprokurores, Ina Rama, dhe a e dini se çfarë më kujtonte, më kujtonte këngën Vengo anchio perche no (Vij dhe unë po deshe). Atë zotëri nuk e shpëtojnë dot letrat. Nuk kalon me letrën e tij, deklaroi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.