Për fat të keq, ju është i njohur problemi rreth të cilit sillej dialogu kryesor, e ai është bllokimi nga Greqia", tha kryeminsitri Gruevski i pyetur për vlerësim rreth takimit në selinë e NATO-s.
Maqedonia është e gatshme për anëtarësim në NATO që nga viti 2008, por është bllokuar nga Greqia për shkak të kontestit me emrin. Greqia nuk mund të jetë përjashtim por duhet ta respektojë vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, sepse në të kundërtën ajo do të ishte devalvim i NATO-s, deklaroi sot në Manastrir kryeminsitri Nikolla Gruevski.
"Në NATO patëm pritje të mirë. U pritëm si vend aleat dhe partner e cila gjatë vite kontribuon në NATO dhe vend nga i cili NATO-ja është e kënaqur për atë se sa ndihmon në Aleancë. Edhe atë ndihmon realisht dhe esencialisht, e jo në mënyrë deklarative me disa fjalë të shkruara, me ushtri dhe para sepse gjysma nga buxheti ynë për mbrojtje praktikisht është i kahëzuar për njerëzit të cilët shkojnë në Afganistan. Dhe atë në NATO e vlerësojnë, i respektojnë reformat që i bëmë në të gjitha fushat e tjera dhe ishte theksuar se praktikisht Maqedonia është e gatshme që prej vitit 2008 për anëtarësim në NATO. Për fat të keq, ju është i njohur problemi rreth të cilit sillej dialogu kryesor, e ai është bllokimi nga Greqia", tha kryeminsitri Gruevski i pyetur për vlerësim rreth takimit në selinë e NATO-s.
Takimin, tha, e ka shfrytëzuar edhe për të treguar disa gjëra të cilat janë me të vërtetë joparimore dhe tek ne krijojnë ndjenjë të ofendimit, dduke e tërhequr momentine ri me aktvendimin e Gjykatës ndërkombëtare e cila qartë bëri me dije dhe solli aktvendim të qartë dhe të padyshimtë në të cilin tregon se është shkelur e drejta ndërkombëtare.
"Pati edhe individë të tillë të cilët thanë se kjo është çështje juridike, por kjo është çështje politike. Kur drejtësia e kundërshton politikën ne nuk mund të sjellim vendime politike. Me fjalë të tjera nëse në nivel nacional Gjykata kushtetuese heqë ndonjë ligj ne nuk mund të themi se është vendim politik dhe të vazhdojmë të punojmë sipas ligjit të njëjtë. Njëjtë është edhe në nivel ndërkombëtar përkatësisht nëse Gjykata ndërkombëtare sjell vendim të caktuar, nuk mundet më pas të jetë vullnet politik nëse ai do të zbatohet apo jo, ai duhet të zbatohet. Për arsye se duhet të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe jo me përjashtim, por ta respektojnë të gjitha vendet, e jo vetëm vendet që janë jashtë NATO-s. Këtë e thashë në mbledhjen, përkatësisht po krijohet ndjenj[ dhe nuk do të doja të besoj se duhet ndonjë vend të mundohet të hyjë në NATO dhe më pas të mos e respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe mund të bëjë çka të dojë dhe të mos i mungojë asgjë, ndërkaq përderisa është jashtë NATO-s duhet të respektojë edhe të drejtën ndërkombëtare edhe të bëjë gjithçka bëjnë vendet e tjera. Dhe sapo të hyjë në NATO mund të bëjë çka të dojë dhe askujt asgjë. Ky nuk mund të jetë parim i NATO-s dhe atë e thashë atje dhe e di se nuk është në parimet e NATO-s", theksoi Gruevski.
Nëse i hapni statutet themelore të NATO-s, thotë, do të shihni se njëra nga shtyllat kryesore të Aleancës është përhapja e sigurisë dhe demokracisë dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.
"Kështu nuk mudnet që Greqia të jetë përjashtim sepse kjo do tçë ishte devalvuese për NATO-n. Ata duhet të gjejnë mënyrë që të zgjidhet ai problem që po e krijon Greqia, e më pas të mos shkelet e drejta ndërkombëtare", sqaroi Gruevski.
Ai foli edhe për qëllime të tjera, ndërsa takimi ishte mundësi e mirë për dialog të hapur.
"I thashë argumentet dhe mendimet tona mjaft hapur me qëllim të sinqertë, pa devalvuar dhe ofenduar askënd. Ajo ishte edhe një tentim i yni edhe pse pritjet tona nuk jan ë shumë të mëdha sepse e dimë se çfarë janë rrethanat, ndërsa e jona është bërë krejt çka është në fuqinë tonë dhe t'i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet dhe mjetet tona dhe atë e bëjmë", theksoi kryeminsitri Gruevski, i cili sot në Manastir lëshoi në përdorim sallë sportive.
Takimet e drejtpërdrejta të më shumë niveleve dhe mbajtja e bisedimeve esenciale për kontestin për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë, kryeministri konsideron se do të jenë në ndihmesë të dy vendeve, ndërsa vendimet do të sillen nën patronazhin e KB-së. Ai i hodhi poshtë shkrimet në mediumet greke se ftesa e tij për takim ka qenë truk.
"Këto janë akuza, aq sa kam kuptuar nga disa prej mediave dhe nuk dëshiroj të hyj në polemikë me mediat greke, por do të nënvizoj se shpresoj se nuk është përgatitje nga ana e politikanëve për krijimin e terrenit. Shpresoj se kryeministri dhe njerëzit rreth tij nuk kanë lidhje me ato shkrime dhe se do ta pranojnë takimin", tha Gruevski.
Ai theksoi se Maqedonia po lufton për interesat personale dhe dëshiron t'i normalizojë marrëdhëniet dhe ta zgjidh çështjen për emrin që të bëhemi anëtare e NATO-s dhe BE-së, por jo vetëm për këtë shkak, por se dëshiron marrëdhënie normale me të gjithë fqinjët duke e përfshirë edhe Greqinë.
Për paralajmërimin nga KE-ja për fillimin e dialogut qasës të nivelit të lartë kryeministri vlerëson se do të mundësojë përshpejtimin e eurointegrimit të vendit.
"Ajo që është paralajmëruar që vitin e kaluar kur Baroso e vizitoi Maqedoninë është se që nga ky vit fillojmë me dialog të lartë midis BE-së dhe Maqedonisë, i cili do të jetë me tema konkrete dhe sfera konkrete të cilat duhet t'i zhvillojmë dhe sipas të cilave KE do të na ndjek dhe do të na ndihmojë. Ky nuk është skrining por diçka e ngjashme por ajo që duhet të na lëvizë, gjegjësisht nëse mundemi punët të cilat janë pjesë e skriningut në ndërkohë t'i përfundojmë derisa nuk tejkalohen barrierat të cilat i janë vendosur Maqedonisë. Të mos qëndrojmë në vend ose të mos shkojmë me zhvillim të vogël, por me më të madh me ndihmën e KE-së dhe rekomandimet nga ana e tyre se ku i kemi mangësitë dhe çka është ajo që mund ta përmirësojmë, si me shembuj të shteteve të tjera të cilat kanë shkuar sa më përpara. Ne dëshirojmë të shkojmë përpara dhe të zbatojmë reforma dhe këtë e bëjmë tani, por edhe më mirë do të jetë kur dikush nga jashtë do të na i përcjell përvojat më të mira dhe drejtime të mira, kështu që sivjet do të fillojë, pavarësisht se çka do të ndodh," theksoi Gruevski, i cili sot në Manastir e përuroi sallën e re sportive dhe dorëzoi pajisje bashkëkohore mjekësore.
(mia)