Stambolli mëngjesin e sotëm gdhiu nën mbulesë dëbore, pasi që gjatë natës së kaluar temperaturat për disa orë prej 6 deri në 7 gradë janë zvogëluar në deri minus 4. Për shkak të borës dhe motit të ftohttë, numër i madh rrugësh në qytet janë ngrirë, që shkaktkoi probleme në zhvillimin e trafikut.
- Rajoni i Ballkanit tashmë disa dotë është kapluar nga moti me dobëro dhe i ftohtë, që shkakton probleme në zhvillkimin e trafikut, sidomos në rajonet malore, ndërsa shumlë vendbanime janë shkëputur nga bota ose janë pa energji elektrike.
Stambolli mëngjesin e sotëm gdhiu nën mbulesë dëbore, pasi që gjatë natës së kaluar temperaturat për disa orë prej 6 deri në 7 gradë janë zvogëluar në deri minus 4. Për shkak të borës dhe motit të ftohttë, numër i madh rrugësh në qytet janë ngrirë, që shkaktkoi probleme në zhvillimin e trafikut.
Edhe pse, meteorologët i paralajamëruan reshjet e borës, gjendjet në terren çojnë në konkluzionin se bora i befasoi shërbimet kompetente.
Autoritetet lokale në Stamboll organizuan aksion për grumbullim të pastrehëve dhe akomodimin e tyre në objekte specialisht të përgatitura.
Rajoni është kapluar edhe nga era e fuqishme, e cila krijon dallgë të mëdha në Detin Marmara, për shkak se ka probleme në zhvillimin edhe të trafikut detar.
Meteorologët parashikojnë që i ftohti dhe reshjet e borës të vazhdojnë edhe në gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.
Ditën e premte, Serbia është zgjuar me ndërprerje të përhapura të energjisë elektrike, ndërsa aeroporti i Beogradit ka vuajtur nga vonesa e anullime fluturimesh.
Ndërprerje të energjisë janë vërejtur edhe në Bullgari dhe Maqedoni, ku disa rrugë të rëndësishme kombëtare janë aktualisht të bllokuara.
Ndërkohë, në Rumani, një person humbi jetën, pasi mbeti për orë të tëra i bllokuar në mjetin e tij në kushtet e temperaturave nën zero.
Koha e keqe ka shkaktuar probleme të rëndësishme me qarkullimin edhe në disa zona malore në Shqipëri dhe Kosovë.
Aktualisht, në Ballkan është në veprim një masë atmosferike e ardhur nga zonat siberiane, e cila prej disa ditësh ka sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave.