E enjte, 23.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Këto janë akuza, aq sa kam kuptuar nga disa prej mediave dhe nuk dëshiroj të hyj në polemikë me mediat greke, por do të nënvizoj se shpresoj se nuk është përgatitje nga ana e politikanëve për krijimin e terrenit. Shpresoj se kryeministri dhe njerëzit rreth tij nuk kanë lidhje me ato shkrime dhe se do ta pranojnë takimin", tha Gruevski.
Gruevski: Ftesa nuk ka qenė truk, pres nga Papadimos tė pėrgjigjet pozitivishtė


Takime të drejtpërdrejta të më shumë niveleve dhe mbajtjen e bisedimeve esenciale për kontestin për emrin midis Maqedonisë dhe Greqia do të jenë në ndihmesë të dy vendeve, ndërsa vendimet do të sillen nën patronazhin e KB-së, deklaroi sot në Manastir kryeministri Nikolla Gruevski duke i hedhur poshtë shkrimet e mediave greke se ftesa e tij për takim ka qenë truk.

"Këto janë akuza, aq sa kam kuptuar nga disa prej mediave dhe nuk dëshiroj të hyj në polemikë me mediat greke, por do të nënvizoj se shpresoj se nuk është përgatitje nga ana e politikanëve për krijimin e terrenit. Shpresoj se kryeministri dhe njerëzit rreth tij nuk kanë lidhje me ato shkrime dhe se do ta pranojnë takimin", tha Gruevski.

Ai theksoi se Maqedonia po lufton për interesat personale dhe dëshiron t'i normalizojë marrëdhëniet dhe ta zgjidh çështjen për emrin që të bëhemi anëtare e NATO-s dhe BE-së, por jo vetëm për këtë shkak, por se dëshiron marrëdhënie normale me të gjithë fqinjët duke e përfshirë edhe Greqinë.

Për paralajmërimin nga KE-ja për fillimin e dialogut qasës të nivelit të lartë kryeministri vlerëson se do të mundësojë përshpejtimin e eurointegrimit të vendit.

"Ajo që është paralajmëruar që vitin e kaluar kur Baroso e vizitoi Maqedoninë është se që nga ky vit fillojmë me dialog të lartë midis BE-së dhe Maqedonisë, i cili do të jetë me tema konkrete dhe sfera konkrete të cilat duhet t'i zhvillojmë dhe sipas të cilave KE do të na ndjek dhe do të na ndihmojë. Ky nuk është skrining por diçka e ngjashme por ajo që duhet të na lëvizë, gjegjësisht nëse mundemi punët të cilat janë pjesë e skriningut në ndërkohë t'i përfundojmë derisa nuk tejkalohen barrierat të cilat i janë vendosur Maqedonisë. Të mos qëndrojmë në vend ose të mos shkojmë me zhvillim të vogël, por me më të madh me ndihmën e KE-së dhe rekomandimet nga ana e tyre se ku i kemi mangësitë dhe çka është ajo që mund ta përmirësojmë, si me shembuj të shteteve të tjera të cilat kanë shkuar sa më përpara. Ne dëshirojmë të shkojmë përpara dhe të zbatojmë reforma dhe këtë e bëjmë tani, por edhe më mirë do të jetë kur dikush nga jashtë do të na i përcjell përvojat më të mira dhe drejtime të mira, kështu që sivjet do të fillojë, pavarësisht se çka do të ndodh," theksoi Gruevski, i cili sot në Manastir e përuroi sallën e re sportive dhe dorëzoi pajisje bashkëkohore mjekësore.

Publikuar: 27.01.2012 | 19:25
Lexuar: 148 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime