E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zv/ ministri i arsimit, Safet Neziri dhe afaristi Shefki Idrizi theksuan se një hap i tillë i fondacionit ‘Dauti’, duhet të jetë motivim për të gjithë bizneset të cilat kanë mundësi që të kontribuojnë në zhvillim e arsimit shqip.
Fondacioni ‘Dauti’, 105 bursa pėr nxėnės dhe studentė shqiptarė










105 nxënës dhe studentë do të jenë bursistët e parë të Fondacionit’ Dauti’ i themeluar nga kompania nga Shkupi, ‘ Dauti Komerc’. 50 nxënës nga të gjitha shkollat e mesme, 50 studentë nga fakultetet e vendit dhe 5 studentët më të talentuar, firmosën marrëveshjet e para me këtë fondacion i cili vepron afër 6 muaj. Drejtori i fondacionit ‘Dauti’, Nefail Ademi theksoi se kriter kryesor në dhënien e bursave ka qenë nota mesatare e aplikuesve.

“Misioni i fondacionit Dauti është ngritja e vetëdijes shoqërore për vlerat e mirëfillta dhe pengesa e shoqërisë nga të gjitha dukuritë devijuese”, tha Nefail Ademi, drejtor i Fondacionit Dauti.
Pronari i kompanisë Dauti Komerc, Xhemail Dauti theksoi se qëllimi kryesor i fondacionit do të jetë mbështetja pa rezerve e të gjithë nxënësve dhe studentëve të talentuar.

“Edhe tani kanë sukses të mirë por kjo do të jetë edhe një përkrahje më e mirë, ndërsa ne personalisht, ne si kompani në mënyrë direkte nuk presim ndonjë interes nga këto studentë, por interesi është indirekt, normal satisfakcion që kualiteti i tyre në të ardhmen, suksesi i tyre që në të ardhmen të krijojë një shoqëri sa më të shëndoshë”, deklaroi Xhemail Dauti, pronar i kompanisë ‘Dauti Komerc’.

Ndërsa për bursistët kjo është stimulim që në të ardhmen te kenë rezultate edhe më të mira në mësimet e tyre.

“Po do të ndikon shumë si te unë ashtu edhe të pasardhësit tonë, sepse këto bursa që i ka nda fondacioni Dauti personalisht për mua kanë ndikuar shumë por besoj që edhe për shoqërinë pas nesh do t’i motivojmë që të shkojm para”, u shpreh Kujtime Ahmeti, nxënëse.

“Është me të vërtetë një ndihmesë e madhe, mjafton për një student një shumë e tillë parash, një motivim plus për të studiuar e mësuar diçka më tepër, thjesht për tu pajisur me dituri”, tha Valon Demiri, student.

Zv/ ministri i arsimit, Safet Neziri dhe afaristi Shefki Idrizi theksuan se një hap i tillë i fondacionit ‘Dauti’, duhet të jetë motivim për të gjithë bizneset të cilat kanë mundësi që të kontribuojnë në zhvillim e arsimit shqip.

“Vetëm nëpërmjet shkencës, arsimimit dhe edukimit e shpijmë popullin lartë e më lartë drejt të arriturave më të mëdha që neve si komb dhe si popull ta ndiejmë veten shumë më krenar dhe të jemi një popull në të gjitha sferat e veprimtarisë arsimore, shkencore të biznesit, të jemi të barabartë me të gjithë popullit e rajonit”, deklaroi Safet Neziri Zv/ ministër i arsimit.

“Porosia për gjithë biznesin shqiptar është që të bëjnë atë që i takon çdo biznesmeni, të jep kontributin e vet edhe për të tjerët”, tha Shefki Idrizi, afarist.

Fondacioni përveç bursave do të ketë synim edhe dhënien e ndihmave për familjet në nevojë, ndihmë për bizneset dhe organizimin e seminareve të ndryshëm. Nevzat Mamuti

Publikuar: 27.01.2012 | 20:24
Lexuar: 383 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Migena Belba (13/04/2012 20:21:57) Jam maturante dhe jam me rezulta shume te larta ne shkolle.Do deshiroja t'iu drejtoja disa pyetje.Si fillim,ku mund te bejme konkurrimin me qellim fitimin e nje burse?Si dhe kjo burse eshte per brenda apo jashte shtetit?Ju lutem me lajmeroni ne E-mailin e dergimit te ketij komenti..migenabelba@yahoo.com Ju faleminderit!

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime