E enjte, 23.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas rezultateve, 64 për qind e anketuesve maqedonas kanë vlerësuar pozitivisht, dhe 35, 5 e tyre negativisht, ndërsa prej anketuesve shqiptarë 60 për qind janë shprehur negativisht për punën e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski”, deklaroi Vladimir Misev, Institut për Demokraci.
Shqiptarėt nuk i besojnė kryeparlamentarit









Ulet besimi i shqiptarëve ndaj kryeparlamentarit, Trajko Velanoski. Sipas një hulumtimi të Institutit për Demokraci , 60 për qind e anketuesit shqiptarë, kanë vlerësuar negativisht punën e Velanoskit gjatë vitit të kaluar, ndërsa 40 për qind janë deklaruar pozitivisht.

Ndërsa sa i përket deputetëve, besim shumë të ulët tek qytetarët ka për njësisë zgjedhore 6 prej nga edhe vjen numri më i madh i deputetëve shqiptarë, ndërsa më të besueshëm, sipas rezultateve janë përfaqësuesit e njësisë së pestë zgjedhore.

“Ekziston rritje e besimit tek qytetarët për punën e kryeparlamentarit Trajko Velanoski. Pozitivisht punën e tij e kanë vlerësuar 53,1 për qind, mirëpo këtu duhet të theksohet se në përgjigjet për këtë çështje ka dallime mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Sipas rezultateve, 64 për qind e anketuesve maqedonas kanë vlerësuar pozitivisht, dhe 35, 5 e tyre negativisht, ndërsa prej anketuesve shqiptarë 60 për qind janë shprehur negativisht për punën e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski”, deklaroi Vladimir Misev, Institut për Demokraci.

Në pyetjen se a kontrollohet mjaftueshëm Kuvendi i Maqedonisë, 45 për qind e qytetarëve kanë vlerësuar se nuk ka kontroll të mjaftueshëm, ndërsa në pyetjen a është i hapur Kuvendi i Maqedonisë, 55 për qind e të anketuarve janë shprehur pozitivisht.

Këshilltari i kryeparlamentarit Velanovski, Marijan Maxhovski thotë se ndryshimi i pikëpamjeve në përgjithësi për Kuvendin është bërë për shkak të ndryshimeve në rregulloren e punës.

“Sipas meje kjo ka të bëj me efektet pozitive që janë bërë gjatë 3 viteve të fundit. Ndryshimet pozitive në kuvend janë bërë me hyrjen në fuqi të rregullores së re. Mendoj se qytetarëve u duhej një periudhë më e gjatë për të ndjerë këto ndryshime dhe efekti tashmë shihet”, u shpreh Marijan Maxhovski, këshilltari i Trajko Velanoskit.

Hulumtimi është zbatuar nga Instituti për Demokraci në suaza të projektit mes Kuvendit të Maqedonisë dhe Fondacionit Vesminister për demokraci, dhe janë anketuar 1111 qytetarë në gjithë territorin e vendit.(alsat-m)

Publikuar: 27.01.2012 | 20:33
Lexuar: 199 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime